E Diel, 1 Nëntor 2026

Linda Spahiu prezanton koleksionin e saj etnografik

Trojet e Linda Spahiut u prezantuan në një catalog nën kujdesin e veçantë të ministrit të Kulturës Aldo Bumçi.
Ministri Bumçi tha se prezantimi i këtij koleksioni duhet të shërbejë si një nxitje për gjithë koleksionistët në mbarë vendin, për të inventarizuar potencialin që posedojnë, sepse vetëm nëpërmjet inventarizimit ato mund t’i japin rëndësinë që meritojnë.
Gjithashtu edhe studiuesja Afërdita Onuzi shprehu vlerësime për këtë koleksion të rëndësishëm dhe të veçantë. Ndërsa vetë koleksionistja Linda Spahiu e vuri theksin në rëndësinë e këtij koleksioni që posedon, pasi shumë prej objekteve janë unike.
Në këtë takim morën pjesë studiues, etnograf dhe artdashës të cilët shijuan këtë katalog.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›