Sherr per radhen e ujit, 3 te plagosur ne perleshje
SARANDE- Vapa e madhe ka shteruar burimet e ujit dhe jo vetem kaq, por ka futur ne sherr nje grup banoresh ne Sarande, qe dje u perleshen me c'te mundnin, duke lene tre te plagosur. Shkak eshte bere radha e ujit te pijshem ne lagjen nr. 4 te qytetit, prane kompleksit te njohur me emrin "Joni". Fillimisht grindja e djeshme ka nisur me fjale dhe me pas, jane perdorur si "arme" bidonat e ujit, grushtet, shkelmat dhe deri tek thikat. Perplasja me e forte ka ndodhur mes te afermve Spiro dhe Harallamb Vaja, nga njera pale dhe Kaso Sulos nga krahu tjeter. Policia qe hetoi ngjarjen konstatoi se te dyshuarit Harallamb dhe Spiro Vaja, kane goditur me mjete te forta Kaso Sulon, 45-vjec, i cili ka kundervepruar ne te njejten menyre. Qytetare te shumte qe ndodheshin aty prane u bene deshmitare te perleshjes, duke nderhyre per te shuar gjakrat, por pa ia arritur qellimit, si dhe duke marre goditje. Vetem nderhyrja e grupit te gatshem te Komisariatit Sarande, ka shmangur nje tragjedi te mundshme. Burime zyrtare thane se te tre personat jane percjelle fillimisht ne urgjencen e spitalit, pasi kishin marre plage te ndryshme ne trup, kurse prokuroria nisi hetimet. Mjeket thane se te tre pacientet gjenden jashte rrezikut per jeten, por plaget jane te shumta.
B. Bejko
B. Bejko