E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Santana

Kitaristi i njohur botëror, Carlos Santana, ka njoftuar se albumi i ri i tij – që është i 36’i me radhë – do të dal në treg më 15 maj të këtij viti.

Në albumin e ri të Sanatana’, të titulluar “Shape Shifter” (Ndërruesi i Formës) do të gjenden 13 këngë, të cilat kitaristi brazilian i ka kompozuar gjatë dy dekadave të fundit. Në njërën prej këngëve Santana këndon bashkë me vokalistët e grupit, Andy Vargas dhe Tony Lindsay.

Ndryshe, menjëherë pas publikimit të albumit të ri, Santana do të niset për një turne botërore, përmes të cilës do të bëjë promovimin e "Shape Shifter".

"Dëshiroj që përmes këtij albumi t’i inkurajoj të gjithë popujt edhe të gjitha shtetet për t’i respektuar njerëzit që jetuan të parët në tokat ku ata erdhën që të jetojnë. Të gjithë së bashku duhet të prezantojmë njerëzimin, në mënyrë që globalizimi vërtet të ketë sukses”, porositi Santana, i cili albumin e ri ua kushton indianëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›