Synime Speciale

Beogradi për herë të parë ka bërë publik synimin që pjesa e veriore e Kosovës të marrë një status special. Ky qëndrim është përmendur nga negociatori serb, Borko Stefanovic në një intervistë për mediat austriake.
“Veriut të Kosovës duhet t’i jepet status special”, ka thënë Stefanovic.
Më pas, ai është shfaqur edhe kontradiktor duke përmendur edhe modele të tjera.
Përveç statusit special, ka përmendur shembujt tashmë të përfolur në opinion.
“Ekzistojnë shembuj për këtë si ai i Tirolit Jugor apo i dy Gjermanive”, ka thënë Stefanovic.
Ndryshe diplomati serb ka thënë se pala serbe është e gatshme që të vazhdojë bisedimet me delegacionin e Kosovës.
Dhe këtë e ka ndërlidhur edhe me përpjekjet e Serbisë për të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...