Rikthehet Vermaelen, lëndohet Rosicky

Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger ka treguar se ka tani të gatshëm kapitenin e skuadrës, qendër-mbrojtësin Thomas Vermaelen.
''Thomas është kthyer në stërvitjet e plota dhe ai ka gjasa të udhëtoj me skuadrën për ndeshjen ndaj Sunderland. Ka gjasa që kjo të ndodhë edhe të mërkurën, por ndoshta edhe nesër. 'Rosicky do jetë jashtë, pasi është i lënduar'', tha Wenger.
Ai shtoi se edhe Sanogo ka disa probleme, kurse pjesa tjetër ndjehet e gatshme. /indeksonline/