Rikthehet buzëqeshja tek skuadra e Milanit
Milani është duke përjetuar një moment të mirë, ku pas zgjidhjes së çështjes Kaka’, pritet edhe rikthimi pas operimit i mbrojtësit Alesandro Nesta. Futbollisti qëndron prej muajsh të tërë jashtë fushave për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka kryer në Shtetet e Bashkuara.
Fitorja e mbrëmshme 3-2 në miqësoren me Hanoverin në Gjermani risolli në skenë edhe një herë Shevçenkon dhe Inzagin. Ukrainasi arriri të shënojë një gol, ndërsa “Superpipo” ishte autori i një dygolëshi. Në këtë takim u aktivizua për herë të parë edhe mbojtësi brazilian Thiago Silva.
Ndeshjen e radhës në kampionat Milani do ta luajë të dielën në orën 15:00 në transfertë me Bolonjën. Aktualisht skuadra e drejtuar nga Ançeloti ka grumbulluar 37 pikë, 6 më pak se Interi dhe 3 nga Juventusi, duke u renditur kështu në vendin e tretë.