E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përballja Valencia-Sevilja dhuron spektakël

Përballja mes Valencias dhe Seviljas për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbreti i ka dhuruar të gjitha. Spektakli, emocini, gabimet e gjyqtarëve, golat, ishin pjesë e pandashme e të gjithë ndeshjes së përfunduar 3-2 në favor të Valencias.

Vendasit e Valencias arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 5-të të takimit me anë të David Vilës. Me ketë gol do të mbyllej krejt pjesa e parë e takimit. Pjesa e dytë do të rezervonte të gjithë bukurinë e takimit.

Në minutën e 52-të është Luis Fabiano që barazon shifrat në 1-1. Avantazhi i miqve do të vinte në minutën e 67-të me anë të Korreiras. Reagimi i Valencias do të vjen në harkun e 2 minutave. Në minutën e 84-t është Baraja që barazon gjithçka. Vetëm dy minuta më vonë është përsëri Valencia që shënon, këtë herë me Matan.

Ky rezultat e lë të hapur kualifikimin për ne ndeshjen e kthimit që do të luhet në fushën e Seviljas. Sonte do të luhen dy takimet e tjera për çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Atletik Bilabao do të presë Gijonin, ndërsa Majorka do të përballet me skuadrën e Real Betisit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›