Rikthehet epidemia e gripit ne Venezuele 17 viktima
Edhe pse autoritetet shëndetësore nuk kanë konfirmuar shifra zyrtare, në Venezuelë ka shkuar në 17 numri i viktimave të gripit H1N1. Zona ku dhe janë shënuar më shumë raste të infektimit me viruzin vdekjeprurës është ajo midis Venezuelës dhe Kolumbisë që ka dhe shumë pyje. Gjithësesi numri i pacientëve që ankohen nga këto simptoma është me qindra. Në vitin 2010 virusi H1N1 shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 mijë personave në të gjithë botën. Tashmë është rikthyer në Amerikën Latine dhe sipas mjekëve në një formë edhe më të rrezikshme. Për këtë arsye autoritetet venezueliane kanë porositur më shumë se 3 milionë doza vaksinash.