E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi me kandidatet dhe strukturat e qarkut Tirane

Pas nje dite të ngjeshur me aktivitete në kuadër të fushatës elektorale, kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike u zhvendos në selinë e kësaj partie në Tiranë ku zhvilloi një mbledhje të strukturave të Qarkut Tiranë.

Votimi i tre ligjeve dhe plotësimi i vendeve vakante në KQZ ishin ndër të tjera ceshtjet e trajtuara në këtë takim. 
“I bëj thirrje dhe këtë e kam jashtë fushatës, që ditën e enjte të konsiderojë në mënyrën më serioze të sjellë kandidaturat, ne jemi të gatshëm t’i votojmë siç t’i sjellë, kjo është në tagrin e tij. 3 i kanë dhënë dorëheqjen, ne jemi gati të pranojmë ato që do të propozojë zoti Rama. E enjtja është një ditë shumë e rëndësishme, pavarësisht se efekti mbi statusin këtë vit është zero, nuk e marrim dot, por votimi i 3 ligjeve në Parlament realizon një kërkesë 230 ditore të Partisë Demokratike. Me votimin e këtyre ligjeve në Parlament realizohet kërkesa 230 ditore për t’u votuar”, u shpreh Berisha.
Njëkohësisht anoncoi dhe një projekt i cili do të mund të realizohej nëse do të pranonte opozita. 
“Menduam të paraqesim një amendament tjetër, sidomos për votën e 16-vjeçarëve, mirëpo ai në autobusin mavi ka alergji nga votat e 16-vjeçarëve. Ai çdo mëngjes, më thonë ata të autobusit mavi, hap Facebook tim dhe të gjithë i duken të rinj. E ka këtë, nuk kam ç’t’i bëj. E vërteta është se ata i pengoi, por nuk pengon dot prindërit e tyre, por dhe shokët e tyre më të rritur që të votojnë edhe për ta. Kështu që nuk fitoi gjë me mungesën e votës së 16-vjeçarëve”, deklaroi ai.

Por te qenurit ne fushate dhe per me teper arsye e ketij takimi, Kryeministri dha dhe porosine per kandidatet dhe strukturat. 

“Kandidatë dhe kandidate, drejtues të nëndegëve të Partisë Demokratike, fushata jonë elektorale duhet e tëra të fokusohet vetëm tek qytetari, absolutisht duhet të dëgjohen nga mëngjesi deri në darkë qytetarët pa asnjë lloj paragjykimi se i cilës forcë politike është. Jo, ne jemi qeveri, ne jemi për t’i dëgjuar ato, jemi përgjegjës për të marrë mendimet e tyre, jemi përgjegjës për të shpjeguar”, vleresoi Berisha. 

Tirana udheheq me një entuziazëm të madh fushatën e Shqipërisë, thotë Berisha, por sipas tij, kjo ndikon negativisht ne humorin e kundershtarit.

“Kësaj radhe kryeqyteti është më entuziast se kurrë. Natyrisht e ndjej se kjo ishte më e rëndë se e para, largimi i tij nga Tirana është dorëzimi i betejës pa filluar, por kjo e mundon shumë. Pandeliu po jep pilula entuziazmi, por problemi është se po e vuan shumë këtë moment ai, sipas banorëve të autobusit gjithmonë. Pra, sipas banorëve të autobusit ai këtë e ka shumë problem, megjithatë ka qenë një largim i merituar, e ka lënë Tiranën me 250 km rrugë dhe rrugica dhe sheshe të paasfaltuara. Në mënyrën më absolute kanë qenë të gjitha fondet për të mos pasur asnjë shesh të paasfaltuar, por si djalë blloku që ishte u mor vetëm me qendrën dhe tani thashë ky largim i dytë i tij është i tmerrshëm”, u shpreh Berisha, gjatë këtij takimi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›