E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet gripi i derrit në Shqipëri

Gripi i derrit, i njohur si AH1N1, është rikthyer sërish në vendin tonë. Kjo është pohuar nga vetë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ky i fundit tha se gripi është rishfaqur gjatë ditëve të fundit. Është shtuar numri i personave të prekur nga gripi, ndërkohë që është rishfaqur virusi i gripit AH1N1. Në qendrat shëndetësore do të ofrohen serume për të prekurit nga gripi, tha Vasili. Kohëve të fundit gripi i derrit është rikthyer në shumë të vende të botës. Ndërkohë, në Kosovë deri më tani është konfirmuar infektimi me këtë virus i katër personave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›