E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për pak e humbi shikimin

Nga Express më 10 janar 2011 në ora 18:11

Këngëtarja dhe aktorja kosovare Shota Baraliu, vetëm për disa minuta do të humbte shikimin përgjithmonë dhe atë, për shkak të vizitave të rregullta që bënte në një klinikë private me qëllime zbukurimi për linjat dhe fytyrën.

Këngëtarja, edhe pse ka linja perfekte të trupit, ajo duket se ka pasur problem dhe ka dashur që të bëjë edhe ndryshime të tjera, por kjo kishte ndodhur gjatë një vizite të saj që ia kishte bërë familjes në Zvicër.

“Kur pas trajtimit në klinikë jemi kthyer në shtëpi, kemi vërejtur që asaj i ishte djegur lëkura shumë dhe kishte dhimbje në vendet ku nuk kishte qenë e mbuluar me rroba. Ndriçimi në atë dhomë ishte tepër i madh, saqë në fillim menduam se do t’i bënte dëm. Kur u zgjuam të nesërmen në mëngjes, sytë i kishte të fryrë dhe tepër të skuqur, gjatë gjithë kohës i lotonin, ndërkohë siç tregonte, edhe shikimi i ishte dobësuar”, ka thënë motra e saj për një medium shqiptar. Pas këtij rasti, ato janë kthyer përsëri në klinikë.

“Menjëherë takuam mjekun dhe ai na tha që ka qenë fat i madh që nuk ka qëndruar edhe pak më shumë në dhomë, pasi llambat që kanë qenë të vendosura aty janë shumë të dëmshme dhe për sytë e njeriut, pastaj i dha një udhëzim për të marrë barëra për trajtim, derisa gjendja është normalizuar pas tri ditësh. Kemi kaluar një shock të vërtetë, menduam që do i dobësohet shikimi përgjithmonë”, shton më tej e motra.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›