E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet kontrolli kufitar në vendet e zonës Shengen

Vendet e BE-së kanë arritur sot një marrëveshje në Bruksel, ku është vendosur të kthehen përkohësisht kontrollet në pikat kufitare të zonës Shengen. Marrëveshja e re përcakton rivendosjen e kontrolleve në pikat kufitare mes vendeve të Bashkimit Europian në rrethana të jashtëzakonshme. Nënkryetarja e Aleancës Progresive të Parlamentit Evropian të Socialistëve dhe Demokratëve, Sylvie Guillaume, e përshëndeti masën e re. "Ky vendim i shumëpritur është një arritje e madhe e cila do të parandalojë çdo rifutje të ardhshme të refugjatëve për qëllime politike", tha ajo.

Ky vendim erdhi për shkak se në vitin 2011 një fluks i emigrantëve të Afrikës së Veriut shkaktoi tension mes Francës dhe Italisë, duke e detyruar Francën që të ndalonte të gjithë emigrantët që mbërrinin me tren nga Italia.

Të dy vendet bënë thirrje që të rivendosen kontrollet e përkohshme kufitare në zonën Shengen.

Gjithashtu në vitin 2011, Danimarka, një tjetër anëtare e zonës Shengen, kërkoi që të rikthehen përkohësisht kontrollet në kufirin gjerman.

Ky vendim sipas KE-së do të parandalojë lëvizjen ilegale të emigrantëve dhe do të rritë sigurinë në pikat kufitare mes vendeve të zonës Shengen./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›