Alarm i rremë për bombë në avionin Stamboll-Tiranë

Një alarm për bombë në avionin e linjës Stamboll-Tiranë, i cili ishte afruar për të aterruar në aeroportin e Rinasit, sonte rreth orës 19 e 50 ka shkaktuar panik tek udhëtarët.
Mësohet se alarmi është shkaktuar pas gjetjes së një telefoni celular pa pronar në avion, që dyshohej se mund të ishte një bombë e telekomanduar.
Sapo avioni është ulur në aeroportin e Rinasit, udhëtarët i janë nënshtruar një kontrolli të detajuar të policisë. Pas kontrollit të të gjitha bagazheve dhe kryerjes së të gjitha procedurave, policia konfirmoi se alarmi ka rezultuar i rremë./Indeksonline/