Rikthehet “The Wizard of Oz”

Ka çuar breza të tërë "përtej ylberit", me fantazinë e tij Victor Fleming me filmin "The wizard of Oz" Magjistari i Oz”. Tashmë, njëri prej filmave kult të kinemasë botërore, do të mund të shihet i rimasterizuar në audio dhe imazh në versionin 3D.
Për të festuar 75-vjetorin e prodhimit të tij, nga shtatori do të shfaqet fillimisht në Amerikën e Veriut.
Por për të gjithë ata që duan filmat klasikë që kanë lënë gjurmë në kinematografi, lajmi i mirë prek edhe filma të tjerë të mëdhenj, të cilët do të restaurohen me fjalën e fundit të teknologjisë. Në radhe mes të tjerësh, Jurassic Park i Stiven Spilberg dhe Top Gun i Tony Scott./Indeksonline/