Premiera e “Man of steel”

Për të gjithë adhuruesit e Superman-it, "Man of steel" "Njeriu i çeliktë”, pas një periudhe prodhimi të gjatë, është shfaqur premierë në Nju Jork.
Me protagonist Henry Cavil dhe regji të Zack Snyder, në qendër të filmit janë ndjenjat më të errëta të heroit, të cilit gjatë periudhës së rritjes, i është dashur të fshehë qenien e tij të vërtete, duke u izoluar gjithmonë e më shumë e njëkohësisht duke lëkundur ndenjen e tij të detyrës dhe drejtësisë.
"Ky film rrëfen shpirtin e vërtetë të Supermanit”, ka thënë Cavil, “kush është personazhi dhe përse është bërë ai që është"./Indeksonline/