Rikthehet magjia e kampionëve, ndeshjet e parafundit
Kështu, grupet E, F, G dhe H luajnë sonte, ndërsa ndeshjet e katër grupeve të para do të zhvillohen nesër.
Grupi E: Debreçeni i vendit të fundit do të presë anglezët e Liverpulit. Këta të fundit fitoren e kanë detyrim, pasi në të kundërt i lajnë duart me evenimentin më të rëndësishëm të klubeve.
Përballja më interesante duket ajo mes Fiorentinës dhe Lionit. Një fitore e italianëve do t’i zgjidhte të gjitha pikëpyetjet e grupit E, ku këto dy skuadra do të vazhdonin rrugën në evenimentin e “bigëve”, ndërsa Liverpuli do të maste forcat me Debreçenin për të “siguruar” një vend për në Ligën e Evropës.
Grupi F: Të katër ekipet e këtij grupi kanë të drejtën për të shpresuar në një kualifikim të mëtejshëm. Rubin Kazani do të presë në orën 18:30 ukrainasit e Dinamos së Kievit, në një përballje që paraqet interes të jashtëzakonshëm.
Ndërkohë, sytë e gjithë opinionit evropian padyshim do të jenë drejt super përballjes Barcelona-Inter. Këto dy ekipe fillimisht u mendua se do t’i bënin llogaritë vetëm me njëri-tjetrin, ndërkohë që në ndeshjen e parafundit një humbje për secilin mund të rezultonte fatale. Interi udhëheq me 6 pikë, ndërsa Barcelona ka një më pak, aq sa edhe Rubin Kazani. Katalanasve i duhet vetëm fitorja, pasi në të kundërt kualifikimi mund tu ikë përgjithmonë.
Grupi G: Renxhersi i Glasgout do të presë gjermanët e Shtutgartit. Fitorja e secilit ekip do t’i mbante shpresat gjallë deri në javën e fundit, qoftë edhe për një kualifikim në Ligën e Evropës.
Ndërkohë, surpriza Unirea Urziçeni do të presë spanjollët e Seviljas, të cilët e kanë siguruar kualifikimin. Një fitore e vendasve do t’i jepte përgjigjen edhe pikëpyetjes së dytë në grupin G.
Grupi H: Holandezët e Alkmarit do të presin Olimpiakosin e Pireut, në një grup ku veç Arsenalit që e ka siguruar kualifikimin, gara mbetet e hapur edhe për ekipet e tjera. Vetë Arsenali do të presë në pozita komode Standardin e Liezhit.
Veç takimit Rubin Kazan-Dinamo e Kievit që zhvillohet në orën 18:30, të gjitha ndeshjet e tjera do të luhen në orën 20:45.