E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 4 shtetasve, plagosën rëndë me thika dy të tjerë

Arrestimi i tyre erdhi pasi këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me thikë dy shtetas. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme në një lokal në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan. Kështu në pranga kanë rënë Ervin Sinani, 19-vjeç, lindur e banues në Elbasan.

Adriano Pajova, 20-vjeç, lindur e banues në Elbasan, i dënuar më parë me 4 vjet burg, për vepren penale “Shpërndarje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”. Elidon Ahmeti, 20-vjeç, lindur e banues në Elbasan dhe Elguen Debrova, 21-vjeç, lindur e banues në Elbasan. Policia e Elbasanit bëri të ditur se shtetasit e mësipërm kanë plagosur me thika shtetasin K.Q, 24- vjeç dhe K.M, 24-vjeç, duke u shkaktuar demtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.

Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin kirurgjik Elbasan, ku morën mjekimin e nevojshem dhe jane jashte rrezikut per jeten. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetas Afrim Tupi, 36-vjeç, lindur e banuese në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale ‘Moskallezim i krimit” “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”. Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan për veprime të e mëtejshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›