Basha: Policia fazë të re kundër mafias dhe krimit
“Ligji “Antimafia” dhe ligji për konfiskimin e pasurive jane mjete të reja ligjore në luftën e pashtershme të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar. Një fazë e re ka nisur në luftën kundër mafias. Kjo luftë do të fitohet nga Policia e Shtetit. Në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, në javët dhe muajt e ardhshëm, ne do të intensifikojmë goditjen ndaj krimit të organizuar duke shënuar nivelet më të larta të kësaj lufte”, deklaroi ministri Basha.
Deklaratat e numrit një të rendit në Shqipëri, erdhën gjatë një ceremonie të dhurimit të disa pajisjeve për trajnime mbi taktikat mbrojtëse të programit ICITAP, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA Z. John L. Withers II. Pajisjet, si kostume taktike, pistoleta mësimore, thika e shkopinj mësimore, dyshekë të palosshëm, mburoja etj, iu dhuruan Qendrës së Formimit Policor.
Duke falënderuar për ndihmën e dhënë dhe duke theksuar se përvoja amerikane që po fiton Policia e Shtetit është një nga praktikat më të mira ndërkombëtare të shërbimit policor, Ministri Basha tha se avancimi i policisë shqiptare drejt standarteve euroatlantike është padyshim një meritë e padiskutueshme e kontributit euroatlantik, dhe në këtë rast qeverisë së SHBA, për pajisjen e policisë me mjete dhe sisteme bashkëkohore dhe trajnimin me metodat më të përparuara të policimit.
Ministri Basha u shpreh se në sajë të bashkëpunimit, Policia e Shtetit do të njohë rezultate edhe më të larta në punën e saj.