E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet ne KQZ Kolegji vendos per komunen Shale

Demokratet kerkojne pavlefshmerine e zgjedhjeve ne komunen Shale te Shkodres dhe perseritjen e tyre. Ata prentendojne se kane prova te mjaftueshme per dy persona qe kane hedhur voten ne menyre te paligjshme. Nderkohe qe diferenca mes fituesit socialist dhe kandidatit te djathte eshte vetem dy vota.

Pretendimet PD i paraqiti ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kete paradite, ku u perball me refuzimin e socialisteve. Keta te fundit thane se gjithcka eshte kryer konform ligjit dhe e diskutueshme mbetet vetem vota e nje personi qe ka perdorur vertetimin e gjykates te dhene per zgjedhjet e paralajemruara por qe nuk u mbajten ne kohe. Ceshtja e komunes Shale u rikhtye ne KQZ me vendim te Kolegjit zgjedhor.

Albanian Screen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›