Nete Apolloniane premierat e artisteve te rinj
Punësimi i të rinjëve dhe prezantimi sa më dinjitoz i turizmit kulturor shqiptar është qëllimi kyç i festivalit të pare, Netë Apolloniane, i cili nis në 4 shtator dhe përfundon në 11. Drejtori i këtij festivali, Agron Xoxa thotë se do të prezantohen premierat absolute të fushave të ndryshme të artit dhe kështu artistëve të rinj u jepen më shumë mundësi punësimi. Në këtë festival i cili konsiderohet si multi-art do të performojnë dhe grupe të rinjsh nga vende të rajonit.
“Do të kemi disa spektakle që do të jenë nga vendet e rajonit. Sigurisht që këtë vit do të jenë më pak sepse është viti i parë. Në 2012-ën do të kemi një kulminacion, ku do të kemi spektakle të ndryshme nga këto vende. Një risi tjetër është ideja e angazhimit të të rinjve që janë të papunësuar apo të paangazhuar në institucionet kryesore dhe po të shikoni, të gjitha shfaqjet janë të organizuara nga trupa të rinjsh, artistë shumë të talentuar që për arsye të ndryshme nuk gjejnë dot rrugën e skenës”-tha Agron Xoxa, Drejtor i Festivalit, Netë Apolloniane.
Gjatë këtij festivali do të ndahen dhe cmime për të rinjtë, që do të marrin pjesë në Riniarts fest. Ndërsa zhanret, që do të prezantohen në të teta ditët do të jenë nga ekspozitat fotografike, ato të pikturës, opera, festivali i xhazit për të rinj dhe workshop- e për të njohur kulturën.
Julia Bardhushi