Kampionati boteror i atletikes Cheruiyot kampione

Keniania Vivian Cheruiyot ka ruajtur titullin e saj kampion në garën e 5,000 metrave, duke shtuar një medalje të artë në garën e 10 000 metrave në Daegu, në kampionatin botëror të Koresë së Jugut. 27-vjecarja e ka kaluar finishin në kohën 14 minuta 55.36 sekonda, përpara bashkëpatriotes Sylvia Kibet, që është pozicionuar e dyta. Podiumi është kompletuar nga etiopiania Meseret Defar.
Kampionia e vitit 2007 nuk ka mundur të fshehë zhgënjimin për medaljen e bronxtë. Cheruiyot e ka surprizuar në fakt Defar në fundin e garës, pasi keniania ka ruajtur forcat për sprintin final, ashtu si edhe Kibet, duke marrë dy vendet e para të podiumit.
Nuk ka supriza ndërkohë gara e 200 metrave. Xhamajkani, Usain Bolt, është kthyer në formën më të mirë, duke u treguar një shigjetë e vërtetë në garën finale të 200 metrave. Bolt ka triumfuar me lehtësi të madhe, duke lënë pas krahëve shpejt momentin e humbjes në 100 metra të dielën e kaluar. Në korsinë numër 6, Bolt ka dominuar garën, duke kronometruar kohën 20.31 sekonda që vlen medaljen e artë në Daegu.
Eno Skarço