E Diel, 1 Nëntor 2026

Astrit Patozi kerkon analizen e humbjes pergjegjesia nuk eshte e gjitha e Berishes

Demokratët e bënë fushatën duke patur një kryefjalë ne na duhet Sali Berisha. Astriot Patozi kishte disa arsye pse nuk bëri fushatë me emrin e kryetarit dhe kryeministrit.

“Çdo demokrat e ka pasur shumë të qartë se unë në pozicionin e nënkryetarit kam qenë zgjedhje personale e PD, por për ata jashtë PD nuk kam dashur të mendonin se kjo është detyrë e tij që të mburrë kryetarin e tij, por Sali Berisha nuk ka nevojë të flasë apo mendojë mirë për të, sepse Sali Berisha e ka shkruar me dorën e tij historinë e PD-së dhe të Shqipërisë nga ‘90 deri sot. Nuk ka aspak nevojë që të kalojnë disa vite dhe të rimdoensonet historia”.

Në rrëfimin për abc neës, nënkryetari i selisë blu thotë pas dorëheqjen së liderit demokrat se Berisha ka shumë për të dhënë për PD-në.

“Mbi të gjitha refuzoj të flas për Sali Berishën në kohën e shkuar. Ai ka shumë për të dhënë për të sotmen dhe të ardhmen e PD-së dhe besoj se kontributi i tij do të jetë thelbësor në ringritjen e PD me shpjetësi në nivlet më të mira që ka patur ndojëherë”- thekson Patozi.

Disa gjëra sipas tij duhet të vihen në dukje mbi të tjerat, ngjan si krahasimi i dy modelev në fushatë.
“Është dita për të para kontrastin e madh me humbësit e fituesit .Berisha shkëlqen më ikjen tij, Edi Rama nxin me fitoren e tij. Nuk do bëjmë opozitën e nxirjes sic bëri Edi Rama. Është dita për të bërë diferencën mes një burri shteti.
Edi Rama duhej të kërkonte ndjesë edhe pse ka arritur fitore të gjërë, të kërkonte ndjesë për 2009 deri më sot, sepse i ka shkaktuar kaq shumë andralla këtij vendi, sepse Sali Berisha dhe PD janë të njëjta si dje dhe sot“.
Ka bindjen se PD edhe pse më numra të pakët në parlament do të jetë pushteti moral i vendit dhe një forcë politike që do të ngrihet më shpejtësi për të fituar zgjedhjet e radhës.

“Por PD është arti i burrave të fortë dhe grave të forta, të cilët kanë parë shumë në këto tallaze të politikës, i kanë provuar të gjitha dhe PD është parti e profesionistëve njerëzve me integritet, të cilët me shpejtësi marramendëse do të ngrihen dhe do të jenë avokatë të padiksutueshëm të të gjithë atyre që do ta ndjejneë vetën në opozitë deri në zgjedhjet radhës”.

Patozi, i cili kryesoi listën e qarkut të Vlorës, ku e djathta mori 4mandate përkundër 8 mandateve të së majtës , thotë se për humbjen përgjegjësia nuk mund të jetë personale e Sali Berishës.

“ Sali Berisha e personalizoi më shumë se c’duhet përgjegjësinë e humbjes , nuk i heq asnjë meritë si ndjehemi njësoj përgjegjës në të gjitha nivelet për atë që ndodhën”.

Një gjë e thotë me bindje: Pavarësisht se nuk e uroj jam shumë i sigurt se kjo mazhorancë me tre të pestat, që në njëfarë mënyrë nuk ka nevojë sic kishim ne nevojë ulëritëse për të, do të qeverisë më keq se ajo e Sali Berishës. Dua që shqiptarët të qeverisen mirë, por do të qeverisën më mirë në fitoren e ardhshem të PD”.

Ajo për të cilën flasin të gjithë pas dorëheqjes së Berishës është kush do të jetë pasuesi i tij. Këtu vjen momenti i rezervimit, momenti ku nënkryetari demokrat mjaftohet të thotë se PD është forcë politike me potenciale të mëdha, që e ndjen veten në opozitë.
“Cilësia e opozitës nuk varet nga numri i votave po qëndrueshmëria dhe integritet do t’i japim vendit pushtetit moral”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›