eshtja Snowden Kerry SHBA nuk synon konfrontimin me Mosken

Vendndodhja e fundit e sigurtë e të shumëkërkuarit Edward Snowëden është zona e tranzitit e aeroportit të Moskës.
Lajmin e ka dhënë vetë presidenti Putin, ndërsa Uashingtoni vazhdon presionet për ekstradimin e tij.
por sekretari i Shtetit, John Kerry, në një konferencë për shtyp nga Arabia Saudite thotë se Uashingtoni nuk synon një konfrontim me Moskën.
“Nuk synojmë konfrontimin, nuk po japim urdhra. Thjesht po kërkojmë, nëpërmjet një procedure, transferimin e dikujt. Nuk ekziston me Rusinë një traktat për ekstradimin, por ka standarde në marrëdhëniet mes shteteve sovrane. Ekziston një ligj i përbashkët, respekti për rregulluat dhe për ligjin”.
Të martën, ndërkohë që ishte për vizitë në Finlandë, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin hodhi poshtë akuzuat se Rusia po shkel ligjin në këtë rast si “të pakuptimta dhe të ulta”.
Snowdeni akuzohet për nxjerrjen e paautorizuar të informacionit për mbrojten kombëtare dhe transmetimin e vullnetshëm të informacionit sekret një personi të paautorizuar. Çdonjera nga këto akuza dënohet deri në 10 vjet burgim.