Rikthehet pas 24 vjetësh Dirty Dancing
24 vjet nga dalja në skenë e filmit Dirty Dancing, një nga më të dashurit në vitet 80-90, shtëpia e prodhimit të filmave Lionsgate ka vendosur që ta rikthejë sërish filmin, në një version tjetër.
Aktorët që do të luajnë në këtë film, do të kenë detyrën e vështirë që të bëjnë të harrohen dy protagonistët e këtij filmi, Patrick Swayze e Jennifer Grey.
Dirty Dancing ka qenë një film kult për të rinjtë e atëhershëm dhe kjo gjë kërkohet të arrihet edhe me versionin e ri.
Dy nga protagonistët e atij filmi, Patrick Swayze, i cili humbi betejën me kancerin dhe Jerry Orbach, që interpretonte babain e Babe, nuk jetojnë më, ndërsa Jennifer Grey tashmë është harruar.