Zvicra përdor imazhin e Amy-t për të luftuar drogën
Një parti në Zvicër ka ndërmarrë një fushatë për të luftuar drogën, duke përdorur pikërisht portretin e këngëtares Amy Winehouse, e cila humbi jetën në moshën 27-vjeçare pak javë më parë, pikërisht nga përdorimi i drogës dhe alkoolit.
Në posterat e përdorura nga kjo parti është një foto e Amy-t, në të cilën këngëtarja duket shumë keq, ndërsa ka dhe një mbishkrim, ku thuhet, një zë pa rrugëzgjidhje.
Por, ndërsa në Zvicër e përdorin si për të luftuar drogën, në Brazil, disa trafikantë e përdorin imazhin e Amy-t për të shtuar shitjen e drogës. Policia braziliane ka sekuestruar disa doza droge, në të cilat ishte stampuar pikërisht imazhi i Amy-t.