Rikthehet pas 320 vitesh Papa Klementi XI/ Shtatorja vendoset në kishën ku u mbajt Kuvendi i Arbrit

Papa Klementi i XI rikthehet në atdhe pas 320 vitesh. Shtatorja e këtij përsonaliteti të kombit shqiptar, u vendos në kishën ku u mbajt Kuvendi i Abrit në fshatin Mërqi të Lezhës.
Studuesi Dom Nik Ukgjini thotë se u plotësua amaneti i tij që të rikthehet në token mëmë.
“Një papë që gjithmonë ka dëshmuar që është alban, i cili ka nxit shumë iniciativa të ndryshme studimore për botime të veprave dhe gjithmonë kokën e ka pasur këtej nga vendi i tij”, thotë ai.
Inxhinieri Sokol Gazulli thotë se “vendi ku u mbajt kuvendi i Arbrit në fshatin Mërqi është transformuar plotësisht, duke ruajtur origjinalitetin dhe rikthyer objektet që mungonin”.
Me rastaurimin e kishës ku u mbajt Kuvendi i Arbrit, pritet të rritet interesi i vizitoreve për këtë objekt kulti që ka vlera të jashtëzakonshme historike.
Ndërkohë pjesë e projektit është dhe restaurimi i celës së Kuvendit të Arbrit, që pritet të nisë së shpejti.
Gazetare: Megi Mëhilli
/RTSH/