Reshje të lehta në Kukës, qytetarët të shqetësuar për ndryshimin e temperaturave

Mëngjesi i sotëm (30 gusht) në qytetin e Kukësit u karakterizua me reshje shiu me intensitet mesatar si dhe temperatura deri në 25 gradë Celcius.
Për banorët, ky ndryshim i menjëhershëm i temperaturave shkakton probleme në shëndet, ndërsa banorë të tjerë thonë se pas shumë ditëve me temperatura të larta, ky shi ishte i nevojshëm.
Sipas parashikimit të meteorologëve, gjatë ditëve në vijim nuk priten reshje shiu por vetëm temperatura që shkojnë deri në 30 grade Celcius.
Gazetar: I. Bajraktari
/RTSH/