Mund të marrin edhe kredi, ndryshon ligji për financimin e partive politike
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka miratuar me konsensus formulën e financimit të partive politike në fushatë. Ky është konsensusi i parë mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në këtë komision.
Ndryshimet përcaktojnë se financimi do të bazohet jo më sipas mandateve në Kuvend, por sipas numrit të përgjithshëm të votave që partitë do të marrin në rang kombëtar duke filluar që nga zgjedhjet parlamentare të 2013-s.
Në këtë mënyrë nuk do të penalizohet partitë e vogla të cilët nuk arrijnë të marrin mandate parlamentare.
Ligji, gjithashtu përcakton se partitë kanë mundësi që të marrin edhe kredi për financimin e fushatës zgjedhore, kredi e cila nuk duhet të kalojë shumën që ajo do të përfitojë nga votat e marra në zgjedhjet e fundit.
Në një farë mënyrë votat e partive politike do të llogariten si kolateral apo si aset.
Florenc Stafa
Redaksia OnLine