E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthim ne vitin e tragjedise

Tashme eshte e qarte per te gjithe se ngjarja e rende ne Gerdec e cila mori jetet e 26 qytetareve te pafajshem dhe plagosi e i la sakat per jete dhjetera te tjere ishte pasoje e korrupsionit shteteror te Qeverise se Sali Berishes i cili eshte implikuar personalisht vete koke e kembe me soje e sorollop se bashku me disa beniamin te tij qe jane ende edhe sot deputet ne kete salle apo me keq akoma ministra ne krah te Saliut.

Nga Pirro Lutaj

Projektligji Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te RSH dhe Agjencise se NATO-s per mirembajtjen dhe furnizimin NAMSA per demontimin e municioneve qe na keni sjell sot per miratim pervecse eshte shume i vonuar na kthen vetvetiu tek dita e zeze e 15 Marsit 2008. Pra pas pak ditesh ne daten 15 Mars mbushen plot 3 vjet nga tragjedia e pa shembull qe ndodhi ne Gerdec 15 km larg Tiranes atje ku ne menyren me te pakuptimte ju zoterinj qe qeverisni ende ngritet fabriken e vdekjes me pretendimin se do te benit.

Demontimin e armatimit dhe municionit te tepert qe ndodhesh neper depot e ushtrise.

Askush nuk mund ta konceptoje pse ju e ngritet fabriken e demontimit te armatimit -alias fabriken e vdekjes- ne Gerdec jashte institucioneve te posacme dhe te mire specializuara per ta kryer kete proces.

Ju zoterinj por edhe opinioni publik nese jeni te interesuar do te gjeni neper diskutimet e asaj kohe ne komision apo ketu ne sance plenare insistimin tone te perhershem qe demontimi i armatimit dhe municionit te dale teper per shkak te riorganizimit te FA duhet te behej domosdoshmerish neper uzinat e ngritura posacerisht per kete qellim ne Mjekes Polican dhe Gramsh ashtu sic parashikohet sot ne paragrafin 7-te te relacionit bashkelidhur ketij projektligji.

Tashme eshte e qarte per te gjithe se ngjarja e rende ne Gerdec e cila mori jetet e 26 qytetareve te pafajshem dhe plagosi e i la sakat per jete dhjetera te tjere ishte pasoje e korrupsionit shteteror te Qeverise se Sali Berishes i cili eshte implikuar personalisht vete koke e kembe me soje e sorollop se bashku me disa beniamin te tij qe jane ende edhe sot deputet ne kete salle apo me keq akoma ministra ne krah te Saliut.

Nuk besoj qe ndonje njeri ne kete vend opozitar apo opozitar qofte ta quaj normal faktin qe sot pas gati 3 vjetesh nuk kemi asnje person te shpallur pergjegjes per ate ngjarje te rende e cila per nga pasojat qe solli nuk tronditi vetem Shqiperine.

Jo vetem kaq por qeveria vrastare e Gerdecit 2008 u riciklua ne menyre kriminale me 28 Qershor 2009 nepermjet grabitjes se votave apo me keq akoma nepermjet trafikimit te saj e nga nje palo parti perfaqesuesit e se ciles i thyen tribunat duke uleritur se i donin votat per te larguar nga pushteti Sali Gerdecin por tashme jane ulur ne prehrin e Saliut dhe perbejne koalicionin e kusarise me bllok ne dore si ne kohen e taksidareve.

Zoterinj kolege Ne po diskutojme sot nje projekt qe ka te beje me demontimin e municioneve per te cilen po e them qe ne fillim te heres se PS dhe gjithe opozita parimisht nuk kemi asnje kundershtim. Ajo qe dua te them une eshte fakti qe kjo marreveshje eshte shume e vonuar sepse NAMSA Agjencia e NATO-s per mbeshtetje dhe mirembajtje ka filluar te operoje ne territorin Shqiptar qysh ne vitin 2007.

Pyetja qe shtrohet eshte pse kjo kerkese tani gati ne fund te procesit te demontimit Shumekush ne Shqiperi e ka nje pergjigje per kete dhe pergjigja eshte e thjeshte Juve nuk ju interesonte demontimi por perfitimi.

Mos harroni ama madje po u theksoj perseri mos harroni se perfitimi juaj prej te babezituri u kushtoje qytetareve  shqiptar sic thashe me lart jo pak por 26 te vrare dhjetera te plagosur dhe miliona euro deme materiale.

Po keshtu vetvetiu lind pyetja tjeter A keni ju zoterinj nje plan kombetar te demilitarizimit te miratuar nga Keshilli i Ministrave apo i jeni referuar thjesht nje plani te tille qe ka paraqitur MM

A keni nje pasqyre te qarte per parat qe keni harxhuar nga buxheti i MM per demontimin e municioneve qysh nga fillimi i ketij procesi

Kjo pyetje lind natyrshem kur shohim situaten ne FA te cilat edhe pse ne disa raste operojne neper misione te perbashketa me ushtarake te forcave aleate trajtimi dhe paisjet e tyre nuk jane te te njejtit nivel. Nga sa e njohim gjendjen ne por referuar edhe relacionit qe shoqeron kete projektligj rezulton se ju do te vazhdoni ta keni jashte vemendjes kete problem jetike per efektivat e FA.

Nje problem tjeter qe me nxiti te diskutoj ne kete seance eshte edhe fakti se qeveria ka sjelle sot per miratim akte qe kane te bejne me demontimin e municioneve dhe perdorimin civil te lendeve plasese. Une nuk e kuptoje mire se c perfaqesojne keto dy nisma te qeverise se Sali Berishes pikerisht sot pak dite perpara. 15 Marsit dhe pak dite pas 21 Janarit.

Prandaj me njehere me shkon mendja ashtu si shume shqiptareve tek Gerdeci i familjes se tij apo perdorimi i lendeve helmuese prej jenicereve  te tij  ndaj demonstruesve paqesor te opozites shqiptare.

Po keshtu shoh te shfaqet sot para syve tane dhe te opinionit publik egersia e pushtetit vrastar te Lulezim Bashes i cili drejtonte dhe zbrazte armet e zjarrit ne drejtim te qytetareve te pafajshem ne bulevardin Deshmoret e Kombit duke marre jetet e pafajshme te 4 martireve Faik Myrtaj Ziver Veizi Hekuran Deda e Aleks Nika si dhe plagosur dhjetera te tjere.

Jam i bindur se shume shqiptar por ne menyre te vecante prinderit apo te afermit e miqve te mi dhe ish veprimtareve te spikatur te PS Fatmir Xhindi ne Fier dhe Remzi Veseli ne Kukes nuk do te kishin aspak deshire te na degjonin sot ketu qe ne koleget e te ndjereve qe permenda me siper te diskutojme per ceshtje te municioneve apo te eksplozioneve para se ata te degjonin nga goja e Sali Berishes apo e Lulezim Bashes cfare mund te na thone keta te fundit per perdorimin e armeve te zjarrit ne mes te dites dhe ne prag te shtepise  si pasoje e te cilave humbasin jeten qytetaret  shqiptar qofshin keta politikane apo biznesmene te zgjedhur vendore  apo qytetare te thjeshte.

Zoterinj Ne i respektojme iniciativat e Qeverise per fuqizimin e elementeve te sigurise kombetare pershire ketu edhe projektin ne fjale por nuk mund te harrojme se me te njejten menyre tinezare dhe aspak transparente kjo qeveri gjate ketyre 5-6 vjeteve te qeverisjes se saj ka paraqitur dhe miratuar ne Parlament akte te rendesishme te cilat kane patur te bejne me armatimin dhe municionin ne Republiken e Shqiperise nderkohe qe pas tyre kane dale ne driten e diellit skandale te pa treguara duke e bere Shqiperine gazi i botes.

Te pergjegjshem per gjithcka thash me larte ne anetaret e komisionit parlamentar per sigurine kombetare te opozites kemi kerkuar dhe presim te vije per te raportuar ne kete komision Ministrine e Mbrojtjes lidhur me Lajmin e bere publik ne raportin vjetor te OKB-se 2010 per eksport-importet e armeve ne bote.

Duke e mbyllur fjalen time mund te them se projektligji Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet KM te RSH dhe NAMSA-s per demontimin e municioneve duhet ti sherbej perfundimit te ketij procesi me pasoja te dhimbshme per shume familje shqiptare dhe jo banoreve qe shfaqen hera-heres pas cdo tregtie apo kontrabande armesh.

Fjala e deputetit te PS-se Pirro Lutaj ne seacen e sotme ne Kuvend.

Lajme te ngjashmeKandidatet e PD brenda 10 marsitIvanovic Vetem ne mars mund te nise dialogu Lidhjemars pirro lutaj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›