E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putini ne Beograd - kthim i Rusise ne Ballkan

Kryeministri rus Vladimir Putin me 23 mars shkon per vizite ne Beograd. Vizita koincidon me daten e pervjetorit te bombardimeve te NATO-s ndaj Serbise. Jane te shumta pyetjet dhe dilemat qe shtrohen rreth qellimit te vizites se

Zijad Beqiroviq analist nga Instituti per studime nderkombetare ballkanike duke komentuar viziten e Putinit ne Beograd ve ne pah paqendrueshmerine e lojes diplomatike serbe ne kater rrafshe.

Politika e jashtme e Serbise eshte shume brengosese. Eumlshte e pamundur qe te realizohen postulatet e saj qe sipas udheheqesve te Serbise mbeshteten ne kater shtylla ndash te Bashkimi Evropian Shtetet e Bashkuara Rusia dhe Kina.

Nuk ka shtet vecanerisht i kapaciteteve te vogla sic eshte Serbia me ekonomi te shkaterruar dhe rrethana jostabile politike qe zhvillon politike te ngjashme. Rrjedhimisht mendoj se disa analiste me te drejte kete politike te jashtme e cilesojne skizofrene thote Beqiroviq.

Ai shton se Rusia me te gjitha mjetet synon ti pamundesoje Serbise perfshirjen ne NATO ndonese edhe vete Beogradi eshte percaktuar per politiken e neutralitetit.

Viziten e Putinit e sheh ne kontekstin me te gjere strategjik te Moskes ne Ballkan

Kemi te bejme me kthimin e serishem te Rusise ne Evropen juglindore me saktesisht ne Ballkan. Ne kete rajon kemi konfrontim te fuqive te medha ndash te Rusise Shteteve te Bashkuara Bashkimit Evropian dhe koheve te fundit te Turqise. Ne kete kontekst duhet veshtruar viziten e Putinit.

Jane dy korridore strategjike qe jane esenciale per Rusine nga te cilat ajo nuk heq dore ndash dalja ne Gjirin Persik per cfare ka marredhenie te mira me Iranin dhe korridori per dalje ne Mesdhe dhe Adriatik. Shi per kete Rusia ka marredhenie te mira jo vetem me Serbine por edhe me tjeret vecanerisht vendet bregdetare te Ballkanit thote Beqiroviq.

Eksperti tjeter Radosllav Stojanoviq ish-diplomat serb dhe profesor i se drejtes nderkombetare pohon se gara ndermjet Rusise dhe NATO-s vazhdon ne te gjitha hapesirat. Ai sheh simbolike te fuqishme ne daten e vizites se Putinit ne Serbi.

Kuptohet qe mbeshtetja e Rusise kur Serbia bombardohej ka nxitur simpati ne Serbi ndaj Moskes. Eumlshte fare e qarte se aktualisht te populli serb ka me shume simpati se kurdohere ndaj Rusise. Madje Putini eshte njefare lideri kombetar i serbeve.

Shi per kete ai vjen ne kete date qe serish te tregoje se Rusia ishte kunder bombardimit dhe se ishte ne anen e Serbise vlereson Stojanoviq.

I pyetur nese vizita e Putinit nje dite para pervjetorit te bombardimeve te NATO-s simbolikisht ka mesazhin drejtuar Serbise se nuk duhet te hyje ne Aleancen Veriatlantike Stojanoviq thote

Mendoj se Putini gjate bisedimeve me lideret e Serbise kete do ta thote hapur ndash pra se Serbia nuk duhet te hyje ne NATO.

Por analisti rus i gazetes moskovite Komersant Genadij Sisojev te data e vizites se Putinit nuk sheh simbolike te fuqishme.

As Serbise dhe as Rusise nuk i konvenon qe kjo vizite te kete kontekst anti-NATO sepse Moska bashkepunon me Aleancen Veriatlantike dhe as Serbia nuk eshte ne rivalitet me NATO-n. Rusia ne parim eshte kunder zgjerimit te NATO-s drejt Lindjes por rreth kesaj ceshtjeje nuk ka qendrim agresiv.

Ka disa vende qe koheve te fundit kane hyre ne NATO por me te cilat Rusia ka bashkepunim te mire thote analisti rus Sisojev per te konkluduar se vizita e Putinit ne Serbi qellim kryesor ka ceshtjet ekonomike ndermjet dy vendeve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›