E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna e tepron ne Ndeshjen e Yjeve

Rihanna kaloi përtej kufirit, ndërsa festoi ditëlindjen e saj të 23-të, gjatë Ndeshjes së Yjeve në NBA.

Në një prej akviteteve më të transmetuar të vitit dhe ku të pranishëm ishin personalitetet më të larta në vend, lëvizjet dhe prekjet e këngëtares me origjinë nga Barbadosi befasuan të gjithë të pranishmit.

Edhe veshja e 23-vjeçares dukej e tepruar, duke patur parasysh se në ndeshjen më të shumëpritur të vitit ishin të pranishëm edhe shumë familje me fëmijë.

Gjatë paraqitjes së saj, Rihanna nuk u mjaftua vetëm me kërcimin joshës, por kreu edhe disa prekje sensuale, të cilat duhet të kenë detyruar shumë prindër t’i mbyllin sytë fëmijëve të tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›