Mbrojtje për pacientet me HIV

Pas vendimit te fundit te qeverise mbi pranimin ne institucione arsimore dhe ne burgje te personave te infektuar nga virusi HIV, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka siguruar se këta paciente nuk do te përballen me asnjë pengese. Vendimi ne fakt u jep te drejte këtyre personave, qofshin fëmijë, studente apo te burgosur, qe te kryejnë veprimtaritë e tyre si gjithë te tjerët, pa diferencime. Ndërkohë, këta paciente do te kurohen falas ne te gjitha institucionet shtetërore. Vendimi përcakton se institucionet janë te detyruara te ruajnë konfidencialitetin për personat e infektuar me HIV/AIDS, si dhe te marrin masat ne rast se individët e tjerë mund te rrezikohen prej tyre.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?VG2qCaeNe2o","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}