E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Banesave tek Pronarët - Cezarit duhet t’i japim atë që i takon Cezarit

14-09-2012 / Nga Gerti Bogdani

“Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit publik”.
Ky është një citim i drejtpërdrejtë i nenit 15, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ky ligj themeltar dhe gur bazë në krijimin, ndërtimin dhe zhvillimin e një shteti demokratik, në nenin 41 të tij flet për një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut, të drejtën e pronës! Në këtë nen Kushtetuta shprehet qartë se e “drejta e pronës private është e garantuar”.
E pra, te nderuar kolege, ky Akt Normativ, i paraqitur për votim në Kuvend, hedh një hap të rëndësishëm përpara për të vënë në vend një të drejtë të mohuar prej 68 vjetësh, për më shume se 3 000 familje, të cilat për dekada tashmë nuk e zotërojnë pronën e tyre.
Me shembjen një herë e përgjithmonë të sistemit komunist në Shqipëri, 20 vite më parë, shqiptarët fituan liritë dhe të drejtat e munguara dhe të mohuara, që i gëzon çdo qytetar i një vendi të lirë. Por ende sot, me mijëra familje, vazhdojnë të luftojnë për një të drejtë të rëndësishme, atë të pronës së tyre.
E drejte kjo, që mbi 3000 familjet që ky Akt Normativ prek drejtpërdrejtë, nuk e kanë gëzuar që nga viti i largët 1944. Vit që shënoi çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit, por që i dha udhë një pushtimi të ri, atij të pronës, pasurisë private e asaj intelektuale. Një pushtim dhe dhunim që nxori në rrugë apo zhyti në bodrumet e shtëpive të tyre, ato pronarë që i kishin ndërtuar me punën dhe mundin e tyre.
Një luftë klasash, që fatkeqësisht Partia Socialiste po përpiqet të vazhdojë edhe sot, në emër të një barazie të pabarabartë, vendosi për dekada me radhë mijëra familje shqiptare, nga jugu ne veri, e kryesisht dhe me shume se ne çdo qytet tjetër, në Tiranë, në bodrumet e shtëpive të ‘pronarëve’ të rinj.
Të nderuar qytetarë, kolegët socialistë flasin sot për barazi dhe mundohen të vënë në një emërues të përbashkët këtë Akt Normativ me ligjin 7652 te vitit 1992, që bëri pronar të apartamenteve të tyre me qindra mijëra familje shqiptare.
Së pari, duke harruar që ka qenë po Partia Demokratike, që realizoi një reformë të tillë dhe që i bëri pronarë të ligjshëm të apartamenteve të tyre qytetarët shqiptarë.
Se dyti, dhe çka është më e rëndësishmja, duke mos bërë dallimin e qartë, apo duke bërë me dashje një sy qorr, ndaj faktit që apartamentet ishin ndërtuar kryesisht me punë vullnetare nga vetë qytetarët, ndërsa pronat për të cilat bën fjalë ky Akt Normativ ishin ndërtuar me mundin dhe djersën e familjeve që u dëbuan apo u zbritën në bodrumet e pronave të tyre.
Një dallim shumë i qartë dhe rrënjësor, sepse nisma e Partisë Demokratike pajisi qytetarët shqiptarë me apartamente që ishin ndërtuar tullë pas tulle nga vetë ata, ndërsa shtëpi dhe kryesisht vilat që ky Akt Normativ u kthen pronarëve, të zaptuara në atë kohë, u gjetën jo vetëm gati, por edhe të mobiluara nga pushtetarët dhe ofiqarët e rinj të sistemit komunist.
E pra, ky është një rast i pastër ku kolegët socialistë, që sikundër paraardhësit e tyre të partisë komuniste kërkuan një barazi të pabarabartë, kërkojnë sot të vendosin shenjën e barazisë mes persekutorëve dhe të persekutuarve, mes atyre që e pushtuan pronën dhe atyre që me mund e me djersë e ndërtuan atë.
Me sa duket harrojnë përsëri, që në Shqipëri, ka më shumë se 20 vite që është vendosur liria dhe ka marrë fund diktatura. Ndaj, ky Akt Normativ është i rëndësishëm, sepse me ne fund ve ne vend te drejten e mohuar te mijera familjeve tiranase e shqiptare, qe nuk kane gëzuar, shfrytëzuar dhe zhvilluar pronen e tyre! Pa diskutim qe ky ligj ka edhe aspekt social, po aq te rendesishme. Trajtimin e familjeve qe jane sot ne pronat e pronareve te ligjshem. Nisma e vitit 2006 dhe me pas viti 2008 te kesaj qeverie per trajtimin me kredi me interes zero te ketyre familjeve eshte shume e rendesishme dhe e domosdoshme. Sikurse eshte nisma e trajtimit nepermjet banesave sociale te ndertuar nga qeverisjet vendor, ketu dua te kujtoj qe zoti Rama per 11 vjet si Kryetar Bashkie nuk beri asgje ne kete drejtim, apo nga EKB, per ato familje qe nuk kane mundesine e marrjes se kredise edhe pse me interes zero. Apo edhe krijimi i mundesise per sistemimin ne institucionet e perkujdesit social per ato te pastrehe, kryesisht te moshes se trete, qe nuk mund te trajtohen nga dy nismat e siperpermenduara. Ky aspekt i kesaj reforme eshte i domosdoshem dhe i rendesishem dhe besoj qe jane dhene te gjitha mundesite dhe krijuar te gjitha kushtet qe te dyja paleve ne anet e ketij ekuacioni tu garantohet e drejta e tyre.
Por ky proces i nisur per kaq vite tashme ka njohur dhe ka hasur ne shume pengesa. Qytetare te cilet pavaresisht se figurojne ne listat e te pastreheve nuk kane shkuar te terheqin kredine me interes zero, pavaresisht se nje pjese e madhe e tyre kane aplikuar per te. Nje numer tjeter i konsiderueshem figurojne ne menyre abuzive ne listat e te pastrehëve, pasi mund te kene perfituar nga procesi i privatizimeve apo legalizimeve, apo mund te jene drejtues edhe pronar biznesesh, madje edhe te bizneseve te ndertimit.
Ky eshte paradoksi qe e ben te domosdoshem kete Akt Normativ. Konkretisht, nga reth 3200 familje te regjistruara si te pastreha dhe qe banojne ne pronat private, afro 1000 prej tyre kane aplikuar prane EKB dhe jane derguar prane BKT per marrjen e kredise, por vetem 285 prej tyre e kane lidhur kontraten dhe kane marre kredine me interes zero. Kjo situate dhe keto shifra tregojne qarte se ishte e domosdoshme nderhyrja me kete Akt Normativ, sepse nderkohe qe pronaret e ligjshem nuk gezojne pronen e trasheguar, ata qe deri me sot e kane shfrytezuar me te padrejte, vazhdojne te zvarrisin procesin. Ky Akt Normativ eshte i rendesishem, sepse nderkohe qe pronaret e ligjshem jetojne ne bodrumet e shtepive te tyre apo me qera gjetiu, prona e tyre shfrytezohet per biznes apo e leshuar me qera nga ata qe duhet te aplikonin per kredine me interes zero, sipas statusit te pastrehit. Ky Akt Normativ eshte i rendesishem, sepse nderkohe qe pronaret e ligjshem nuk kane mundesi te shfrytezojne dhe zhvillojne pronen e tyre, biznesmene me disa hyrje apo pallate ne Tirane, qe as nuk duhet te figuronin ne listen e te pastreheve, paguajne vetem 400 L/muaj apo 4000 Leke te vjetra qera per keto banesa, e kryesisht per nje vile me 6 dhoma e nje kuzhinë. Ky eshte pradoksi qe e ben te domosdoshme kete nderhyrje ne favor te pronareve te ligjshëm. Sepse, nderkohe qe familje tiranase, pronare te ligjshme, studente, te rinj, çifte te reja apo qytetaret e tjere, stermundohen te paguajne qera ne kushtet dhe nivelet e tregut, agallaret e tille, qe i kemi trashegim nga sistemi i barazise alla komuniste, paguajne vetem 4000 leke te vjetra qera, per nje prone ne mes te Tiranes. Ndaj ky Akt Normativ eshte i rendesishem te nderuar kolege. Ndaj duhet votuar sot. Per te vene ne vend nje te drejte te mohuar per 68 vite me radhe!
Kundershtia e kolegeve socialiste ka qene ceshtja e barazise sipas tyre qe per menda me siper, por qe eshte e qarte qe nuk qendron. Kundershtia tjeter eshte fakti qe kjo nisem e Qeverise vjen si Akt Normativ dhe jo si projekt ligj, gje qe besoj eshte shume e qarte pse ndodh. Sepse ndryshe do te kishim zvarritje te metejshme. Por ne te vertete, keto jane vetem arsye te krijuara per te mos votuar kete nisem te qeverise. Arsyeja reale eshte mos patimi me thelbin e ketij problemi! Arsyeja reale eshte trashigmina nga partia komuniste dhe sistemi komunist qe nuk i le te pajtohen me te drejten e pronareve dhe atyre qe me mund i ndertuan shtepite e tyre dhe me pikëllim i pane te zaptohen nga nomeklatura komuniste e asaj kohe. Arsyeja reale eshte mos pajtimi me faktin qe kjo nisem eshte nje hap tjeter perpara per te cuar ne vend ate padrejtesi qe i eshte bere per vite me radhe familjeve tiranasee shume familjeve te tjera ne cdo cep te Shqiperise. Arsyen reale e ka then ketu e tre vjet me pare kryetari i Partise Socialise, kur u tha ish-pronareve dhe ketu citoj: “shkoni tek partia juaj!” Kjo eshte arsyeja e vertete pse koleget e PS nuk deshirojne te votojne kete nisem ligjore, qe ne fund te fundit eshte me shume se kaq; eshte vendosja ne vend e nje te drejte ligjore, por mbi te gjitha te nje te drejte morale! Ne komisione dhe ne diskutimin reth ketij Akti Normativ u artikulua dhe fakti qe kjo ben pjese ne 12 rekomnadimet e bashkimit Eruopian dhe si te tille te gjithe e cilesuan te rendesishme.
Si deputet i Tiranes dhe si perfaqesues i Partise Demokratike, une besoj se seshte me shume se kaq, eshte me shume se plotesimi i nje rekomandimi, eshte shume me teper se thjeshte nje nisem ligjore. Kjo eshte vendosja ne vend e nje te drejte ligjore, kushtetuese, dhe mbi te gjitha morale. Eshte me shume se kaq! Cesarit duhet t’i japim ate qe i takon Cesarit! A do t’i nxjerrim pas 68 vitesh pronaret nga bodrumet dhe t’i japim atyre shtepine e tyre dhe te drejten e patjetersueshme te prones se tyre?! Po! Me voten PRO kësaj nisme te kesaj maxhorance!
Fjala e mbajtur në seancën e djeshme të Kuvendit

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›