E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në Veri, Rexhepi: Zgjidhja në kuadër të planit “Ahtisari”

13-09-2012 / Gazeta 55

Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi është shprehur se zgjidhja për veriun do të bëhet në bazë të planit të Ahtisarit dhe se tani e tutje kjo çështje do të aktivizohet më shumë. “Plani i Ahtisarit ofron nivelin më të lartë të të drejtave njerëzore etnike dhe prandaj ky plan duhet të realizohet në veri. Plani i Ahtisarit është bazë për kthimin e normalitetit në veri dhe nuk do të ketë shmangie”- ka deklaruar Rexhepi. Ministri i Punëve të Brendshme shtoi se po presin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian të bëjnë më shumë presion mbi Serbinë për largimin e strukturave ilegale në veri.
Sipas tij, tani institucionet e Kosovës do të jenë më aktive në këtë pjesë të vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›