E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Ismail Qemalit

Nga Gëzim Llojdia

g.llojdiaIsmail Qemali Plaku i Vlorës, babai i shpalljes së pavarësisë kombëtare një shekull më parë pas një mungese rikthehet në institucionet e shtetit shqiptar me portretin e tij.

Ismail beu rikthehet në ato institucione për të cilat nuk la kancelari të huaj për 12 vjet me radhë pa shkelur për të arritur një shtet shqiptar! Figura e Ismail Qemalit është lënë në harresën e madhe dhe të përhershme. Vepra e tij citohej thjeshtë nëpër dokumente shkollore ndërsa thjeshtë tregohej një fotografi. Për babain e kombit nuk ka pasur një libër të plotë historik,për nuk ka pasur asnjë shtatore të tijin.

Portretet që kanë zbukuruar për 100 vjet institucionet ku rrinin shtetarët shqiptarët kanë qenë vetëm ato të shtetarëve që kanë sunduar këtë vend. Zogu pasi vendosi si sundim monarkinë e vendosi portretin e tij. Hoxha bëri pikërisht këtë gjë. Sapo PKSH doli nga ilegaliteti Hoxha vendosi portretin e tij. Nuk mund të qëndronte larg kësaj tradite Berisha. Portreti i tij u pa në institucionet vendit deri nga fillimi i vitit të trazirave, 1997. Pas kësaj periudhe dhe me këmbimin e pushtetit, nëpër institucione u vendos portreti i Mejdanit. Katër vite qëndroi portreti i Mojsiut nëpër institucionet e shtetit shqiptar. Portreti i Topit do të kishte po atë gjatësi kohore. Ndërsa Nishanit, presidentit aktual do ti zgjaste vetëm njw vit, koha kur portreti i tij do të zbukuronte institucionet e shtetit. Pas kësaj për të kujtuar figurën që udhëhoqi Rilindjen Kombëtare në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë portreti i tij rikthehet në institucionet shqiptare. Ky rikthim ngrohu shumë zemra me një arsye gati të thjeshtë. Ismail Qemali është arkitekti i Pavarësisë Shqiptare; është Babai i Kombit dhe që shqiptarët jo se janë mirëfilli nacionalist por ndenja kombëtare i kanë ndoshta pak më tepër kombet e tjerë por që çuditërisht figurat kryesore të tij shpesh janë gjendur të arkivuara ose të lëna në harresën madhe.

Ismail Qemali deri më sot nuk ka një monument të tij. Vepra ku gjendet plaku i Vlorës është monumenti i pavarësisë në Vlorë. Ky monument u ndërtua në 60 vjetorin e shpalljes së pavarësisë në qytetin e Flamurit. Ismail Qemali dhe patriotët e tjerë shqiptarë u përjetësuan në një monument në qendrën e sheshit historik të Flamurit. Studiuesit e shumtë kanë përkrahur idenë se aty është ngritur flamuri në ditën e pavarësisë. Aty është vepra me dinamike, një monument punuar me bronz i njohur si Monumenti i Pavarësisë. Një masiv bronzi, 17 m e lartë, përfunduar në 28 nëntor 1972, Monumenti u gatit nga tre skulptorë shqiptarë Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri.

Në qytetin tij për Ismail Qelamin ka pasur vetëm dy buste të cilat nuk kanë pasur ndonjë shkëlqim artistik apo ndonjë realizim të arrirë. Busti i tij vendosur në një shkollë 9 vjeçare edhe sot mbaë emrin etj në Vlorë, si dhe busti në bronz i vendosur përpara universitetit të Vlorës ku edhe ky institucion mbanë emrin e tij. Monumenti i skulptorit Zeqir Alizoti, ishte i pari ku figura e patriot të shquar u përjetësua në një monument të vetin në sheshin e Skelës me rastin e 100 vjetorit të Pavarësinë kombëtare. Lidhja që krijohet këtu është edhe historike. 7 metra e lartë e plakut të urtë të Vlorës. Shtatorja, ka një piedestal prej 2.7 metrash dhe pjesa tjetër e trupit të Ismail Qemalit është 4.2 metra.

Në njëzet vjet e demokracisë shqiptare shikimi për figurën e Ismail Qemalit ka qenë por jo në atë masë dhe nivel që duhet. Harresa e të gjithë pushteteve të mëparshëm për figurën e tij në institucionet shtetit shqiptar mund të cilësohet një harresë pse jo edhe e qëllimshme. Shtetarët e vegjël mendonin se me veprat e tyre ja kishin kaluar edhe veprës së Ismail Qemalit, mirëpo jo vetëm që u gabuam por këtë e kanë kuptuar të gjithë kur janë rrëzuar nga pushteti. Emrat e tyre i përpiu harresa sepse ata si të gjithë shtetarët dhe vdekatarët janë të përkohshëm në punët e tyre. Ku emri dhe vepra e plakut të Vlorës dhe ku emri dhe vepra e këtyre shtetarëve të këtyre 100 vjetëve. Emri i plakut të Vlorës është në të gjithë fjalët dhe lakimet shqipe kudo ku ndodhen shqiptarët. Ai është i pranishëm në të gjithë zemrat që rrahin shqip. Për ta kuptuar këtë besojmë ti rikthehemi 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë ku milionat e shqiptarëve në Vlorë, Shqipëri e kudo thirrën emrin e tij dhe krenoheshin me veprën e tij.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›