E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimet pa leje, 9 biznesmenë nën hetim

Policia e TiranesNjë super aksion i nisur nga Policia e Shtetit që prej dy ditëve ka çuar nën hetim 9 persona kryesisht biznesmenë ndërtimi, gjatë një operacioni intensiv për identifikimin e ndërtimeve pa leje, pezullimin e punimeve në to si dhe nisjen e procedurave për ndjekjen penale të kompanive ndërtuese, që kanë shkelur ligjin duke ndërtuar pa leje. Gjithashtu policia ka marrë masa edhe ndaj zyrtarëve, që kanë pasur përgjegjësi direkte në lejimin e këtyre ndërtimeve. Sipas policisë kanë nisur procedimet penale për 9 persona të cilët kanë ndërtuar objekte pa leje vetëm në qarkun e Tiranës. Sipas njoftimit nga Policia më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Pëllumb Murat Shpata, pasi në Rrugën Budi ka ndërtuar një objekt pa leje. Ndërsa më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Kol Preng Gjokmarkaj, sepse në Rrugën e Elbasanit, përballë Fakultetit Ekonomik, ka ndërtuar një objekt 6 katësh pa lejë.

Procedimet

Po më datë, 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Pavlin Frrok Kalusha, sepse në Rrugën e Elbasanit përballë Fakultetit Ekonomik Tiranë, ka ndërtuar një objekt 6 katësh pa leje. Sipas njoftimit për shtyp, nga Policia më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Edmonda Kadri Zaimi, Elton Mehmet Xhaferri e Klodian Xhemal Lita, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në Rrugën e Kavajës, në Qendrën e Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, të marrë me qira po bëjnë ndërtime pa leje, ku sipas të dhënave ndërtimi i paligjshëm. Drejtoria e Policisë ka njoftuar gjithashtu se më datë 17. 09. 2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Fatmir Hekuran Sinani, i datëlindjes 08.10.1951, banues në Tiranë, pronar i firmës së ndërtimit Sinani Shpk, sepse në Rrugën e Kavajës, po ndërton një shtesë kati në pallatin në ndërtim, pa lejë.

Abuzimet

Procedimi penal për shtetasin Vasil Anea Pelari, është shënuar po në datën 17.09.2013, pasi ky shtetas në rrugën Riza Uka, i ka pushtuar 400 m², tokë shtetasit Adem Nikolin Zeku. Ndërsa të gjitha rastet e mësipërme janë shënuar si raste të paligjshme kur biznesmenët kanë ndërtuar pa leje, më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ermando Nikoll Jakaj, ish-sekretar i Këshillit të Komunës Zejmen, zyrtar në këtë komunë pasi duke shpërdoruar detyrën, nuk ka paraqitur për shqyrtim në Këshillin e Komunës, dokumentet për tu pajisur me tokë shtetasi Gjergj Gegë Simoni. Gjithashtu një tjetër abuzim në detyrë është shënuar edhe për shtetasin me inicialet M.R, banues ne Fier, me detyrë kryeinspektor INUV Bashkia Fier, sepse duke shpërdoruar detyrën, ka lejuar të ndërtohet një objekt pa leje në lagjen 29 Nëntori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›