Rikthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Kuvendi do të votojë dekretin e presidentes

PRISHTINË, 26 tetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se rikthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, në Kuvend duhet të trajtohet në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
Haxhiu ka thënë se, sipas interpretimit të saj, kthimi i ligjit nga presidentja përbën veto, për të cilën Kuvendi duhet të votojë pro ose kundër, ndërsa kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për rikthimin e tij në lexim të tretë duhet të trajtohet në kuadër të procedurave parlamentare.
Krahas debatit për ligjin, Haxhiu ka theksuar se duhet të vazhdojë puna për strategjinë për Apelin, duke vënë në pah rëndësinë e përgatitjes serioze dhe përqendrimit në këtë proces. /KosovaPress/