E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthimi i Rita Petros me Shijen e instiktit ne gjuhen frenge

Poetja Rita Petro përfaqëson Shqipërinë në “Zërat e Mesdheut”, festivali francez i poezisë bashkëkohore. Të botuara 15 vjet më parë, vargjet e saj ruajnë akoma guximin për t’u shprehur lirisht mbi botën intime
“Shija e instiktit” dhe “Këtu poshtë këndohet live”, dy libra peotikë të Rita Filipit, patën jehonë në kohën e botimit 15 vjet më parë, për lirinë dhe guximin për të shprehur intimitetin dhe sensualitetin. Të përkthyer në gjuhën frënge, cikle nga këta libra Rita Filipi i prezantoi në festivalin francez të poezisë bashkëkohore “Zërat e Mesdheut” në Lodev.
E shkëputur nga poezia dhe botimi i letërsisë, Rita e përjeton leximin në hapësira publike dhe për një publik të huaj si rikthim te ajo që ka qenë dikur.

Jeta në poezitë e Rita Petros është ndeshje me mënyrat tradicionale të të jetuarit dhe me hapësirat e ngushta që i është lënë fjalës për të përcaktuar botën intime dhe veçanërisht atë të të dy sekseve.

Kontakti me lexuesin në Lodev e nxiti të përgatisë vëllimin e ri për pananrin e vjeshtës. Tani ndjen se poezia e saj ka ndryshuar.
“Zërat e mesdheut” që ka arritur në vitin e 16-të ka patronazhin e UNESCO-s për vlerat e kulturave të lashta mesdhetare që përzihen në Lodev. Shqipëria dhe Kosova janë përfaqësuar deri dje nga të njëjtët poetë. Respektivisht këtë vit nga Rita Petro dhe Ndriçim Ademaj, ndër 150 artistët pjesëmarrës, muzikantë, artistë pamorë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›