E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukesi prezanton zyrtarisht Bratic

Tjetër blerje për Kukësin në këtë merkato. Davor Bratiç është futbollisti më i ri që i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Armando Cungu. Mesfushori kroat transferohet nga Flamurtari, ndërsa ka firmosur kontratë 1-vjeçare.

Tjetër goditje për Kukësin në merkato.
Davor Bratiç është lojtari më i ri që vihet në dispozicion të trajnerit Armando Cungu. Mesfushori kroat transferohet nga Flamurtari, ndërsa bashkohet me Kukësin në objektivin për të fituar titullin kampion sezonin e ardhshëm.

Për Bratiç u shpenzuan 40 mijë euro, ndërsa futbollisti ka firmosur kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimin edhe për një vit tjetër.

“Jam shumë I lumtur që nënshkrova për Kukësin. Do të luajë me një skuadër shumë të fortë që e tregoi veten në Ligën e Europës. Shpresoj të shpërblej besimin duke ndihmuar ekipin të fitojë titullin kampion”.

Pas suksesit historik që kulmoi me kualifikimin në play-off e Ligës së Europës, Kukësi ka qenë skuadra më aktive në këtë merkato. Davor Bratiç është blerja e pestë pas Smajlit, Dragoit, Cikalleshit dhe Hysës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›