E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthimi i kenetes eshte deshmia se Shqiperia ne keto vite ska pasur shtet

Fushata elektorale ka dërguar kryesocialisti Edi Rama në Qarkun e Korçës. Nga Maliqi, ai i kujtoi Kryeministrit se rikthimi I kënetës është dëshmia që Shqipëria në këto vite nuk ka pasur shtet. 
Fjalimeve të Kryeministrit, me kryefjalë NATO-n dhe Bashkimin Europian, Edi Rama u vuri përballë realitetin shqiptar.  Por në Maliq, edhe ai vetë, nuk e la pa treguar një përrallë.  “Unë nuk e di se çfarë përrallash tregon gjyshi me antiplumb këtu, por di që këtu në Maliq ka një përrallë, ajo e kënetës së famshme që ne kur ishim të vegjël e dëgjonim si një përrallë të kohëve të lashta. Sot është kthyer dhe çdo ditë nxjerr kurrizin e saj duke u shtrirë në fushën e begatë të Maliqit. Sepse kjo qeveri që i thotë vetes qeveri e Republikës së Shqipërisë, është një kompani private që bën biznes me pronat dhe pasuritë e shqiptarëve”, u shpreh Rama.  Rama rrëfeu se një fermer i Maliqit e kishte pyetur përse bërtet Kryeministri. Dhe tregoi përgjigjen që i kishte dhënë.  Lideri socialist premtoi të ulë taksat për 95% të shqiptarëve. Si pjesë e programit të PS-së kundër varfërisë, ai u angazhua të heqë TVSH-në nga produktet bazë si buka, qumështi, vaji, mielli dhe veza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›