Rama me minoritetin maqedonas ne Pustec Vota per PS i jep vendit rilindjen
Gjatë vizitave të tij në Qarkun e Korçës, kreu i PS-së Edi Rama është ndalur edhe në Pustec, ku zhvilloi një kënd fjale me minoritetin maqedonas. Ai kërkoi votën për Partinë Socialiste, për t’I dhënë vendin kthesën nga rruga e rrënimit në atë të rilindjes.
Minoriteti maqedonas i Pustecit pyeti kryesocialistin Edi Rama se cfarë do të bënte për ta.
Dhe kreu i PS-së u përgjigj gjithashtu me pyetje.
“Partia juaj cfarë do bëjë për Prespën?
Një tjetër minoritari që u interesua për planin e zhvillimit të turizmit në zonën e Prespës, Rama iu përgjigj duke ironizuar Kryeministrin Berisha.
“Shqipëria ka aq shumë pretendentë për prona sa po ti mbledhjes të gjitha pretendimet janë më shumë se sipërfaqja Shqipërisë. Ajo që ka ndodhur me parkun kombëtar nuk është aksident por ka ndodhur kudo me pyjet. Ato po shfrytëzohen kudo në mënyrë barbare. Kalimi i pyjeve nen pushtetit vendor dhe pa kornizë të qartë ka sjellë abuzime pas abuzimesh.
Abuzime dhe shfaqje pronarësh që realisht nuk janë pronarë dhe kjo është një nga pjesët e problemit të thellë të pronave në Shqipëri. Është problem i rëndë që na pengon të bëhemi pjesë e BE dhe të zhvillohemi realisht. Nuk zhvillohemi realisht në se nuk zgjidhim problemin e pronës. Ne do vendosim regjim te rreptë mbi mënyrën sesi do administrohen pyjet, ne do luftojmë për cdo peme dhe cdo hektar pyll se është një pasuri e madhe që është borxhi që u kemi gjeneratave që vijnë”, theksoi Rama.
Rama vazhdoi të thumbojë demokratët, duke u fokusuar tek Rajmonda Bulku.
“Tik-tak tiak tik, tak i humbu ora Mondës. E bënte për mua tik- takun. Është ajo..... i dhanë biletë vajtje pa kthim. I thonin dil e bëj tik-tak... tik-tak”, u shpreh Ram
Kreu i PS-së tha se vota për rivalët e tij është votë për rrënimin, ndërsa ajo për koalicionin e majtë është kthesa për të rilindur vendin.
“23 qershori është për të ndarë se cfarë do ti në 4 vitet e ardhshme. Do të vijosh me përrallë, sa herë skam ujë, NATO të thonë. Nuk kam bukë të thonë, BE. Nuk kam punë, të thonë rrugë, rrugë, rrugë. Në anën tjetër do të hedhësh një hap për të përmirësuar jetën tënde sadopak. Ne e kemi programin dhe skuadrën vota e njerëzve e vendos këtë punë. Kjo votë është historike, çdo njeri duhet të niset nga vetja ”, u shpreh Rama.
Rama në Vreshtas: Harroni fanatizmin dhe teseren e partisë dhe votoni për interesin tuaj
Gjatë një këndi fjale që zhvilloi në Vreshtas të Korçës, lideri socialist Edi Rama kërkoi që më 23 qershor vota të hidhet sipas interesit dhe jo me fanatizëm politik.
Hallet e fermerit nga Vreshtasi, i dëgjoi të gjitha deri në fund, pa e ndërprerë.
Rama kërkoi nga elektorati që të lërë mënjanë fanatizmin politik e të votojë në bazë të interesave personale.
Këndin e Fjalës në Vreshtas, lideri socialist e mbylli me një urim për demokratin Ridvan Bode, që kandidon nga ato anë.