Sondazhi: PS kryeson me 7% në rang kombëtar, në Fier merr 10 mandate kundrejt 6 të PD
Koalicioni i mjatë i Edi Ramës thellon diferencën me koalicionin e djathtë, duke e çuar në 7 pikë diferencën. Ky është rezultati i sondazhit të tretë të IPR Marketing dhe Ora News krahasuar me dy sondazhet e para. Tendenca që vihet re është ajo e polarizimit të votës mes PS dhe PD. Të dyja këto parti kanë shënuar rritje krahasuar me të dhënat e dy sondazheve të para, por për PS kjo rritje është më e madhe.
PS nga 46 % në sondazhin e parë arrin në 50 %, ndërsa PD shënon një rritje të lehtë nga 38 në 38.5 %.LSI ka shënuar një rënie të lehtë dhe aktualisht rezulton se do të merrte 6.3 % të votave.
FRD mbetet në të njëjtat kuota me 3.8 % të votave. Ndërsa AK është partia që nga njëri sondazh në tjetrin ka shënuar një përgjysmim të votave, nga 8% në sondazhin e parë, në 4% në sondazhin e dytë dhe vetëm 2% në sondazhin e tretë.

10 me 6 ndahen mandatet në qarkun e Fierit, mes dy koalicioneve në favor të së majtës udhëhequr nga Edi Rama.
Sipas të dhënave të këtij sondazhi PS merr 9 deputetë, ndërsa një tjetër mandat deputeti e merr LSI në favor të kesaj aleance. Ndërkaq koalicioni i Berishës merr 5 mandate deputeti nga PD dhe një nga PDIU.
