E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i "Produkt 28"

Fabi, Turi dhe Albani kanë vendosur që përpos punëve të tyre të përditshme, t’i kushtojnë kohë edhe grupit “Produkt 28”.

Djemtë kanë kohë pa u shfaqur me krijime të reja muzikore, duke i lënë fansat në pritje. Sipas mediave shqiptare, pritja ka mbaruar, sepse shumë shpejt “Produkt 28” vjen së shpejti në tregun muzikor me një këngë të re, të shoqëruar me videoklip.

Grupi “Produkt 28” u krijua me 28 nëntor 2002. Është i përbërë nga tre anëtarë : Alban Kondi, Fabian Basha dhe Turjan Hyska.
Kanë realizuar koncerte në gjithë Shqipërinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe vende tjera ku jetojnë shqiptarët.

Grupi ka realizuar bashkëpunime me këngëtarë të mirënjohur si: Rovena Dilo, Eneda Tarifa, Dr-Flori(WSF) Besa Kokëdhima, Orinda Huta, Vesa Luma, Juliana Pasha dhe kompozitorë të mirënjohur si : Shpetim Saraçi, Adrian Hila, Erjon Zaloshnja, Florian Mumajesi, etj. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›