Bleona si Jennifer Lopez

Këngëtarja Bleona Qereti, udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për performancën e saj në finale e X Factor Albania.
Megjithatë, ajo pati një paraqitje të kopjuar nga një këngëtare e njohur në SHBA.
Nata finale, u shoqërua me performanca interesante, me dy të ftuaraa speciale të mbrëmjes, Elvana Gjata dhe Bleona Qereti. Derisa Elvana u shfaq veshur me të bardha, brenda një diamante, performancë kjo që ishtt realizuar në “X Factor USA”, as paraqitja e Bleonës nuk ishte më origjinale.
Performanca e Bleonës, e futur brenda një zemre të madhe, me balerinë që kërcenin mbi kube, është parë në spektaklin homolog në Francë, kur e ftuar speciale ishte Jennifer Lopez. /Indeksonline/