Rikthimi i vitit: Michael Schumacher

Shtatë herë kampioni në Formula 1, Michael Schumacher, njëri prej ngasësve më të mirë i të gjitha kohërave, në dhjetor të vitit 2009 është kthyer nga pensionimi.
Edhe pse ka mbushur 41 vjet, ngasësi gjerman ka pezulluar tërheqjen trevjeçare dhe ka arritur marrëveshje me Mercedesin për sezonin 2010. Pas dominimit në Formula 1 për pjesën e parë të dekadës, Schumacher do t’i bashkohet Nico Rosbergut në ekipin e ngasësve gjermanë.
Schuimacher më parë kishte garuar për Jordan, Benneton dhe Ferrari derisa zhvilloi 249 gara në Formula 1 nga 1991 deri 2006, ndërsa në marrëveshje me Mercedesin pritet të përfitojë rreth 7 milionë euro në vit.