E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikualifikimi urban, Bashkia Shkodër investon në bllokun e pallateve “Vëllezërit Frashëri”

Blloku i pallateve në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në qytetin e Shkodrës është një nga kantieret e hapura të punës në Shkodër.

Ky investim, ashtu si ai i realizuar një vit më parë në pallatet e rrugës “Isuf Sokoli”, synon transformimin e hapësirave publike brenda blloqeve të pallateve në qytet.

“Punimet janë në fazë fillestare. Jemi në fazën e trajtimit të ujërave të zeza. Po bëhen kanalet e reja. Më shumë kohë të marrin punimet nëntokësore”, shprehet Viktor Palokaj, teknik i punimeve.

Investimi i nisur vetëm pak ditë më parë parashikohet të përfundojë pas 4 muajve , duke sjell edhe një pamje të re për këtë zone.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›