E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shëndeti oral, 430 mijë depistime në shkolla në lezhë

Në qytetin e Lezhës, që prej nisjes së vitit shkollor janë realizuar rreth 430 mijë depistime sa i përket shëndetit oral tek nxënësit, në zbatim të programit të Qeverisë Shqiptare që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve nga 6 deri në 14-vjeç.

Të dhënat u bënë publike nga Drejtoresha e Përgjithshme e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Jeta Deda, gjatë një takim me specialistë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe arsimore në Lezhë.

Pavarësisht punës në terren të stomatologeve publik, problem mbetet mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle të rregullta dentare.

“Jemi diku te 210 stomatologë të rrjetit publik të cilët janë në vijimësi për të komunikuar edhe me prindërit edhe nxënësit. E nevojshme edhe nxitja për të rritur besimin tek prindërit. Por edhe stomatologut për të rritur cilësinë e ndërhyrjes, edukimit jo vetëm duke komunikuar por duke krijuar edhe lidhje komunikime me prindërit. Ideja është që të rritet numri i ndërhyrjeve në shkolla“, tha Deda.

I pranishëm në këtë takim Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, tha se shërbimi dentar publik nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe kjo situatë duhet të ndryshojë.

“Mendoj se në këtë pjesë do të ndryshojnë për mirë shumë gjëra”, tha ai.

Programi i depistimit do të vijojë edhe në javët në vijim, duke përfshirë më shumë shkolla në qarkun e Lezhës, me synimin për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe familjet e tyre mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin oral.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›