E Shtunë, 31 Tetor 2026

(Ri)leximi dhe leximet konvencionale

Gazeta Shqip

Konsideratat e kritikës ndaj Migjenit duket se kanë ndryshuar me kalimin e kohës, nga këndvështrimi i periudhës para çlirimit te kritika marksiste-leniniste. Por a është sot Migjeni i anashkaluar në kritikën shqiptare?

ARS POETICA 6

(Një vështrim tjetër i poezisë shqipe)

GAZMEND KRASNIQI

gazmend krasniqi migjeni pulle migjeni studim migjeni vargjet e lira novelat e qytetit te veriut

Duket sikur ka bërë vend shqetësimi se sot flitet pak për Migjenin, se ai është mënjanuar nga studimet letrare. Ndoshta theksohet kjo pak, si për të thënë se për këtë poet dikur është folur shumë, duke u popullarizuar, gati duke u bërë një simbol i shkrimit të poezisë, saqë për dikë tjetër mund të ngrihet pyetja se mos ndoshta janë thënë aq shumë gjëra, pra nuk ka mbetur gjë për të thënë, apo se mos ndoshta kemi zgjimin e një qëndrimi të caktuar politik, sipas disa pretendimeve nga rrethe të tjera të caktuara.

Mendojmë se ky shqetësim përligjet nga shkrimet e shumta të bëra dikur për të e poezinë e tij, nga futja e vazhdueshme dikur e poezive të tij në tekstet shkollore dhe mënyra e komentimit të tyre – përgjithësisht sociologjik. Kjo është fizionomia më e popullarizuar e këtij poeti. Një anë tjetër e kësaj fizionomie është përdorimi politik dhe ideologjik i kësaj poezie si kundërvënie ndaj një letërsie të etiketuar për disa dekada si reaksionare, kryesisht ndaj emrave si Fishta e Koliqi.

Teksti Historia e letërsisë shqiptare (1983) ndoshta e përcakton këtë që thamë, kur shkruan: Migjeni dhe vepra e tij u bënë objekt i vazhdueshëm studimi. Kritika dhe historiografia letrare borgjeze e vendit, para Çlirimit, dhe e jashtme, në ditët tona u orvatën ta paraqitin shkrimtarin si një yll krepuskolar, apo si një ithtar të rrymës borgjeze të të zhgënjyerve në prag të Luftës së Dytë Botërore; bile edhe ta nënvleftësonin vlerën e artit të tij. Kritika dhe historiografia jonë letrare, të mbështetura në metodologjinë dhe estetikën marksiste-leniniste, i kanë bërë veprës së Migjenit një vlerësim dialektik dhe i kanë dhënë poetit vendin që i takon në letërsinë shqiptare. Meritat e veprës së tij, tanimë janë çmuar në shkallë botërore. Ky është një përfundim, por vetë trajtimi te zëri Arti i Migjenit, gjuha, ka nga këto shprehje kyçe: …krahas paraqitjes së mjerimit të popullit, urrejtjes së grumbulluar te masat, protestës e revoltës së tyre, shkrimtari, në emër të forcave të reja shoqërore, bëri thirrje për përmbysjen e rendit të padrejtë politik, ekonomik e shoqëror.

Duket qartë se, nën shtysat e pozitivizmit apo të realizmit socialist, asaj krijimtarie i kërkoheshin detyra shumë më të mëdha sesa mund të kërkohen nga një vepër arti. Kështu figura e tij të bëhej e përdorshme për qëllime jashtëletrare, siç kishte ndodhur edhe në esenë e një shkrimtari me shumë ndikim si Kadareja: Migjeni një uragan i ndërprerë. E përmendim këtë, sepse eseja nuk ishte botim i rastit, por parathënie e botimit të plotë të veprës së Migjenit.

Shqetësimi i mësipërm na tregon që edhe pas kaq dekadash shohim se nuk është konsoliduar, sado përafërsisht, figura e një poeti si ai. Me një vështrim, sado sipërfaqësor, do të shohim se peshorja e studimeve rëndon nga studimi i jashtëm i kësaj poezie, gjë që e ka bërë të luhatshme figurën e këtij poeti dhe na nxit për vështrimin tjetër atë të brendshëm.

Ka pasur një kohë përpara këtij studimi të jashtëm, kur Migjeni i nënshtrohej një studimi të brendshëm. Atë vit që vdiq Migjeni, kemi punimin e Dhimitër Shuteriqit të ri,       që thotë se ai iu largua metrikës tradicionale, ritmeve dhe rimave të saj, pasi u bë dominante asonanca, e cila nuk qe pranuar më parë. Sipas këtij punimi, Migjeni ia dha asaj vendin e nderit në poezinë e vet, sepse ajo asht ma delikate në tingull, se nuk ta vret as syrin as veshin, ngaqi asht ma e shpeshtë e ma e larme se rima. Po si mund të ketë poezi pa ritëm e rimë, ngrihet pyetja. Autori i punimit e ngre pyetjen për tiu përgjigjur po vetë. Nji kësij pyetje e bajnë ata qi se dallojnë vargun metrik nga poezia. Tue përziem vargonim e poezi, ata harrojnë se ka vargje të përpikët pa farë poezie brenda, e prozë qi asht poezia vetë. Me fjalë të tjera, për Migjenin si edhe për ne poezia nuk asht as vargu, as proza, por diçka që shfaqet në to, tue u dalluem prej tyne. Prandaj nuk mund të themi se Migjeni sasht poet, vetëm se të shprehunit e tij vesh nji rrobe që i përngjan hem vargut, hem prozës, qëndron në mes të të dyjave. Në vazhdën e këtij trajtimi është edhe Qemal Draçini, kur thotë për Migjenin, ka të simbolizmit paraqitjet e gjendjeve të brendshme shpirtnore me simbole të jashtme, pasqyrimin e shpirtit nobjekte të natyrës, ka vetë vargun e lirë e krijimin e asonancës, tonin fonologjik të vjershës por mungon në përgjithësi muzikaliteti i përkryem i vargut, stolisja metaforike, paraqitja trashendentale e fytyrimit.

Këto teza nuk patën zhvillim të mëtejshëm, sepse u përcaktuan edhe nga e ardhmja e atyre që i hodhën. E para i takon një studiuesi që, i prirë për drejtime të reja letrare (kupto: përmbajtësore) kaloi në drejtim tjetër, duke u bërë kodifikuesi i realizmit socialist. E dyta nuk mund të gjente vend te studimet që kërkonin ti paraqisnin shqetësimet e tij individuale vetëm si sociale. (Përveç të tjerash – një tjetër faktor jashtartistik – autori i kësaj teze vdiq si armik i regjimit.) I brendshëm është edhe gjykimi i Koliqit edhe pse ka vend për të diskutuar gjatë prej njohësve për raportin migjenian me poetët e zhgënjyer serbë – kur shkruan për të: Lidhet me grupimin e poetëve serbë të quejtun razocarani (të zhgënjyemit). I stolisi poezitë e veta me reminishenca që vijnë nga kjo rrymë. Veç të tjerash, poezia e tij tash asht shprehë me nji shqipe të pasigurtë e jo të njitrajtshme, qi nxjerr në pah mungesën intime të çdo zàmi idiomatik. Ai, i vlersuem nëpërmjet nji kriteri të pastër estetik, mundet me e ruejtë nji vend në letërsinë mikpritëse shqiptare, por jo aq falë poezisë së tij të vrudhshme me sfond social, sa falë do modulacioneve të thjeshta qi tkujtojnë Corazzini-n….

Është fjala për këto vargje të Corazzini-t, i cili së bashku me disa shokë të tij, ashtu si dhe Migjeni, qenë goditur nga sëmundja e pashërueshme e kohës – tuberkulozi: Oh, po unë jam, unë jam vërtet i sëmurë!/ E vdes pak nga pak, çdo ditë. Është e qartë se krahasimi duhet bërë me këto vargje të Migjenit: Dalngadalë po shof/ Si jeta një nga një/ Secilën ndjesi/ Me tradhti/ Po ma vulos. Me sa duket, ky mendim i Koliqit plotësohet nga Qemal Draçini, megjithëse ky e ka shprehur këtë ide shumë më herët. Draçini thotë se te vargu i Migjenit shpesh mbresët, ngashërimet, ndjesit, me një fjalë bot

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›