E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rilindja e Ramës - nga vjedhja e ikonave te vjedhja e çantave

05-01-2013 / Gazeta 55

Zakoni social-komunist prezantohet gjerësisht edhe në brezin e partisë së 99-shave. Pa u përgjigjur për akuzat publike që e shohin Ramën të përfshirë në trafik ikonash të vjedhura apo si ideator të klanit që shpërndante leje ndërtimi në shkëmbim të 20 përqindëshit, opozita sheh të zbuluar kandidatin e saj për deputet në Vlorë dhe për postin e Ministrit të Punës, Kosta Barjaba, si një vjedhës çantash në SHBA. Demokratizimi i vjedhjeve, modeli i përgatitur për t’u zbatuar nëse opozita vjen në pushtet. Njoftimi publik është bërë nga Eduard Shalësi dhe tani ka nisur gara e dhuratave të vjedhura për të përfituar postet prej klanit të 99-shave
Zbulimi/Kosta Barjaba hodhi në plehra një kostum të vjedhur, ishte i përmasave për një njeri me gjatësi 2 metra
Deklarata e PD: “Rilindja’ e Ramës, ‘Rilindje’ e hajdutëve”

“Pasja dorë” është një cilësi personale, e cila në Partinë Socialiste vlerësohet shumë për të bërë karrierë partiake.
Para pak kohësh deputeti i opozitës Shalsi në një emision televiziv  deklaroi faqe botës se, “mbi të gjitha, një premtim që mund ta bëjmë që tani, nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante”.
Ky premtim i sinqertë i deputetit të PS Eduart Shalsi për të mos vjedhur më mënyrë kaq flagrante, si duket, nuk vlen për socialistët jashtë vendit. Sepse kreu i grupit pranë PS-së për Çështjet Sociale Kosta Barjaba ka “shkelur betimin”, duke u arrestuar në flagrancë familjarisht në një qendër tregtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me akuzën e vjedhjes.
Zëdhënësi i policisë që qytetit të Palo Altos në Kaliforni, Sean Douney deklaroi se, “Babai, nëna dhe vajza nga Shqipëria janë përballur me akuzën e vjedhjes në Palo Alto, pasi dyshohen se janë përpjekur të vjedhin veshje e burrash si dhe një çantë të shtrenjtë nga një dyqan”.
Ngjarja ka ndodhur me 27 dhjetor 2012, ku punonjësit e një dyqanit të Nordstrom-it në Qendrën Tregtare Stanford me t’i pikasur kanë lajmëruar policinë, ndërsa oficerët amerikanë janë përpjekur t’i ndalonin, por, babai Kosta ka hedhur qesen e artikujve përsëri në dyqan, mes veshjeve mësohet se ishte dhe një kostum firmato për masën e një njeriu dy metra. 
Kosta Barjaba është bashkëpunëtori më i ngushtë i kryetarit të PS, Edi Rama, për çështjet Sociale dhe Ndihmës ekonomike. Më parë ai ka qenë kandidat për deputet i PS, më saktë, i 7-ti në listën e qarkut të Vlorës dhe mendohej në rast fitoreje të opozitës do të ishte ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. 
Në këtë mënyrë përgënjeshtrohet deklarata e Sajmir Tahirit që theksoi se Kosta Barjaba nuk ishte anëtar i PS, ndërsa e shoqja e Barjabës, Fatbardha po.
Megjithatë, një gjë duhet thënë më shumë çka tjetër: në programin e “Rilindjes”, akademikut Barjaba i ishte besuar gjetja e formulës së daljes nga varfëria të qytetarëve…dhe me sa duket e gjeti formulën më në fund. Kësisoj sipas frymës së Rilindjes nga varfëria dilet vetëm duke vjedhur rroba. PS-ja ka marrë një goditje të fortë në imazhin e saj publik. Dhe ka detyrimin të sqarojë jo vetëm deklaratat e deputetit Shalsi se nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante, jo vetëm për vjedhjen kaq flagrante të kreut të grupit pranë PS-së, për Çështjet Sociale Barjaba, por dhe për akuzuat e adresuara prej ish-kryetarit të PS Fatos Nanos në drejtim të Edi Ramës për përvetësim të ikonave të Akademisë së Arteve të Bukura kur ishte profesor dhe që më pas për të mbijetuar në Francë i shiste me gjysmë çmimi. Edhe në librin e tij, “Kurban”, Edi Rama tregon sesi Fatos Nano gjatë KPD-së, ku u tha ç’kishte bardhaku, sesi kishte Fatos Nano akuzonte gjatë lëvizjes për Katarsis, “qysh nga dita inaugurale e katharsisit, kur (Fatosi) u tregoi para kamerave fshatarëve të mbledhur në një pijetore në Pezë sesi më kishte gjetur rrugëve në Francë, refugjat thonjpaprerë, që merresha me kontrabandë ikonash”.

Skandali/Arrestohet për vjedhje në SHBA, Sekretari i PS-së, Kosta Barjaba

E turpshme. Sekretari për Çështjet Sociale në Partinë Socialiste dhe një nga hartuesit e programit elektoral të Edi Ramës, Kosta Barjaba është arrestuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me akuzën e vjedhjes në një qendër tregtare.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane të cilët konfirmojnë se “tre shqiptarë janë ndaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vjedhje të disa rrobave dhe një çantë, në qendrën tregtare “Stanford Shopping Center”, në Palo Alto të Kalifornisë”.
Këtë lajm e raportojnë sitet amerikane, Palo Alto Online Neës dhe Bay City Neës si dhe zëdhënësi i policisë lokale të Palo Alto-s. Policia amerikane bën të ditur edhe emrat e shqiptarëve, Kosta dhe Fatbardha Barjaba, 52 vjeç dhe Joniada Barjaba, 23 vjeç, të cilët janë dërguar në institucionin e paraburgimit në San Mateo County’s Maguire Correctional Facility. Mediat amerikane raportojnë se Barjaba është qytetar dhe rezident në Shqipëri dhe pas ndalimit, bashkë me dy të afërmit e tij, do të përballet me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.
Sipas po të njëjtave burime mediatike amerikane, Kosta Barjaba, së bashku me të shoqen dhe të bijën, janë liruar nga paraburgimi me kusht që të përballen me akuzën, pasi paguan garancinë financiare. Kosta Barjaba është një pjesëmarrës aktiv në jetën akademike, shkencore dhe publike të vendit.
Ai aderon në Partinë Socialiste si kryetar i grupit të punës pranë PS-së, për Çështjet Sociale dhe është një ndër hartuesit e programit elektoral të kësaj force politike.
Barjaba përgënjeshtroi fillimisht akuzën e ngritur ndaj tij, duke e cilësuar si spekulim mediatik, por sqarimi për herë të dytë nga autoritetet policore amerikane se Kosta Barjaba është arrestuar pasi ai dhe familja e tij u kapën duke vjedhur në qendrën tregtare, bëri që Partia Socialiste të niste mbrëmë një reagim, ku distancohej nga “akademiku” i saj.
Arrestimi në flagrancë i zyrtarit të PS, me tentativë vjedhjen – vjen pas deklaratës së pak muajve më parë, në një emision televiziv të deputetit socialist, Eduard Shalësi, i cili u shpreh se, “socialistët do vjedhin pasi të vijnë në pushtet, por me takt”.
Në fakt, hajdutëria e treguar nga sekretari socialist, Kosta Barjaba në SHBA jo vetëm që nuk është strategji me takt, siç tha Shalësi, por në thelb është një veprim i ulët, që e koleksionon atë si endacak ordiner në rrugët e Kalifornisë.
Njëherazi me këtë, veprimi është një alarm për vendin se klika bashkëpunuese e Edi Ramës, s’ka hequr dorë nga fryrja e xhepave me vjedhje. Prandaj s’duhet injoruar vjedhja në bashkëpunim e zyrtarit socialist, sepse “ai që vjedh torbën bosh në opozitë, s’e ka për gjë të grabisë nesër thesin plot në pushtet”.

Dokumenti i arrestimit
Sipas dokumentit të Departamentit të Policisë Palo Alto, Kosta Barjaba dhe dy të afërmit e tij janë arrestuar në orën 14:08 në datën 27 dhjetor 2012. Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare “Stanford Shopping Centre”, pasi të akuzuarit u kapën duke vjedhur produkte në këtë biznes. Ata janë lënë të lirë disa orë më pas, në këmbim të pagesës së një garancie financiare që Barjaba ka bërë tek autoritetet amerikane.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›