E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqpërdorimi i njeriut të thjeshtë në Kosovë

05-01-2013 / Nga Skënder Mulliqi

Qysh nga gjeneza, njeriu ka kaluar nëpër shumë sfida dhe nëpër shumë sisteme, nga sistemet e prapambetura deri të sistemet që konsiderohen si perfekte. Njeriu është klasifikuar si njeri “I vogël” dhe “njeri i madh”.Sigurisht së njeriu i thjesht  vetëm para Zotit është i barabartë me njeriun e madh. Më së shumti ne mediat përdorin termat njeri i vogël, sigurisht  jo në konotacionin e pamjes fizike të njeriut. Është e qartë, se ky term daton shumë herët, por që në mënyrë të pamëshirshme dhe shpesh në mënyrë prepotente shfrytëzohet. Filozofia e të menduarit dhe të vepruarit në relacion me njeriun e thjesht bëhet në mënyra të ndryshme. Ne çdo sistem  njeriu i thjesht është shfrytëzuar nga njerëzit e mëdhenj. Gjithmonë njeriu i thjesht është shfrytëzuar me mjeshtri nga njerëzit e fuqishëm për ta ndërtuar të ardhmen, duke u bërë pastaj njeri i madh dhe rëndësishëm në   shoqëri. Në shumë shoqëri dhe në shoqërinë tonë , me të madhe po e shfrytëzojnë termin njeriu i thjeshtë ne konteste te ndryshme. Edhe sot pavarësisht së sistemet janë shumë të avancuara, njeriu i thjeshtë po shfrytëzohet për t’u ngjitur në majat e pushtetit, në majat e artit, kulturës …njeriu i vogël shfrytëzohet kudo dhe në çdo kohë… Njerëzit e politikës, pasanikët… dhe shumë njerëz të tjerë paragjykues, po ua ngushtojnë jetën atyre në mënyrën më brutale, duke i shfrytëzuar mediat e shkruara dhe elektronike, duke i keqpërdorur mediat për manipulim me njeriun e thjesht, gjoja së ata na qenkan njerëz    shumë të rëndësishëm në shoqëri….Sikur ata mos të ishin pjesë e njeriut të thjeshtë. Tjetër është që ata mirë e kanë shfrytëzuar njeriun e thjesht që pastaj t’i njeh dikush. Në shtetet demokratike pak dallon njeriu i thjeshtë nga njeriu i madh. Nëse bëhet fjalë edhe  për kryetar të shteteve, ata janë të vetëdijshëm së janë bërë njerëz me nam, pikërisht në saje të njeriut të thjesht. Ata edhe gjatë paraqitjeve të tyre publike, por edhe në jetë sillën si njeriu i thjeshtë. Nëse njeriu nuk është njeri publik, menjëherë i mvishet etiketa si njeri i vogël? Një nëpunës i lartë i pushtetit, ose dikush në një pozitë të lartë shtetërore i shfrytëzon nëpunësit me të vegjël. Nëse ata nuk votojnë për subjektin politik të cilin ia preferon shefi, menjëherë shkojnë në shtëpi. Në këtë shoqëri të tranzicionit si duket njeriu i thjesht nuk gëzon kurrfarë privilegji, përpos  atyre të  cilët janë veç të privilegjuar. Seleksionimi i tillë më së paku na bënë nder neve si komb dhe shtet. Ata të cilët janë bërë të mëdhenj , sigurisht së vetëm e shfrytëzojnë njeriun e thjeshtë. Njeriun e thjesht bëhen sikur e duan vetëm kur ai i duhet atyre, në kohën e zgjedhjeve, kur ata përurojnë ndonjë objekt ose rrugë…Dhe pastaj bëhen të zëshëm para mediave së si ata janë të respektuar nga njeriu i thjesht… rrahin gjoks së  edhe ata janë pjesë e tyre… së po bëjnë punë të mëdha për ta …. E premtime të tjera që atyre do tua bën jetën e mirë… japin lëvdata së po mos të ishin njerëzit e thjesht nuk do kishte atë dhe këtë…Kështu (të vegjlit) bien sakrificë dashur e padashur .Mu për këto që po i dëgjojmë dhe përjetojmë sot në Kosovë, njeriu nuk ka se si mos të bien në depresion. Dhe njeriu i “vogël” edhe sikur është pajtuar me fatin e mjerë, të përcaktuar nga mjeranët e politikës. Ky keqpërdorim i njeriut të thjeshtë të Kosovës, nga strukturat e caktuara të shtetit dhe strukturave të tjera afër pushtetit, sigurisht së një ditë do tu kthehet këtyre të fundit si bumerang. T’ia thesh kurrizin njeriut të thjesht që sigurisht së në çdo shtet është shumicë, shpreh të gjithë vogëlsin e atyre të cilët janë bërë gjoja të mëdhenj. Nëse njeriu i thjesht ende është duke heshtur për të gjitha keqpërdorimit në kurriz të tij, nuk don të thotë së kjo do të zgjasë përjetësisht. Njeriu i thjesht e ndan sot një pagë të vogël në shumë pjesë, sepse i mbanë gjallë shumë anëtarë të familjës, ndërsa pjesën e madhe të kulaçit e ndajnë pushtetarët të cilat po pasurohen në mënyrë marramendëse, që nuk ndodhë sot as në një shtet shumë milionësh të botës. Natyrisht së ka edhe njerëz të mëdhenj në këtë botë, të cilët kanë dalë nga gjiri i njerëzve të vegjël, por t ë cilët me talentin e tyre dhe punë të madhe janë bërë të famshëm. Fatkeqësisht nga njeriu i thjesht kanë dalë edhe shumë despotë dhe tiranë të cilët popullin e vet e kanë dërguar në greminë. Neve më së paku na duhen njerëzit e tillë. Kjo garniturë udhëheqëse gjithnjë e më tepër po bëhet imitimi me i keq i mundshëm i autokratëve. Politika është art, e këta tanët shumica prej tyre rastësisht kanë hyrë në politikë, ose kanë hyrë në politikë me qëllime të caktuara për tu pasuruar pafundësisht në kurriz të njeriut të thjeshtë. Gjeneratave të reja iu duhet një edukim nga prindërit e tyre dhe mësuesit në shkollë që ata t’i nderojnë të tjerët, sepse gjithçka që  prekim është relative, edhe këto ndasi në veçanti… 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›